Filmat e Kosovës mbesin larg Berlinales

Artikujt tjerė
- Kalendari historik, 9 shkurt
- Këshilli zgjedh Elmaze Nurën drejtoreshë të Teatrit Kombëtar të Kosovës
- Herbert më 1913: Shpëtoni shqiptarët e gjallë nga serbët
- Maqedonia e Kosova e intensifikojnë bashkëpunimin në kulturë
- Ndryshon projekti për bazilikën e Elbasanit
- Apollonia e mbuluar nga uji dhe balta
- Saimir Pirgu shkëlqen në Rigoletto
- Bejtullah Destani promovoi librin për Aubrey Herbert
- Promovohet libri Sprova e zgjedhjeve në Kosovë
- Drejtori i GAK-ut ftohet në Washington për të debatuar mbi kulturën
Prishtinë, 16 janar - Nikoqirllëku për seleksionuesit e festivalit prestigjioz gjerman, nuk bëri punë për kinematografinë kosovare. Në vitin që shënon edicionin e 63-të, Berlinale ka lënë jashtë garës filmat nga Kosova, shkruan sot Koha Ditore. Në ueb faqen zyrtare të festivalit prestigjioz janë publikuar emrat e filmave të nominuar për çmimet e festivalit, por aty nuk figuron asnjë projekt filmik kosovar.
Në nëntor të vitit të kaluar, në Kosovë, për tri ditë kishin qëndruar seleksionuesit, Nikolaj Nikitin dhe Bernd Buder, të cilët kishin parë më shumë se dyzet filma që janë prodhuar në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Detyra e tyre ishte që të përzgjedhin filmat nga shtetet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, në fazën paraseleksionuese për Berlinale. Nga Kosova, në Berlin kishin dërguar emrat e dy filmave të shkurtër Kati i pestë të Ben Apollonit dhe Gjermant na kanë tutën të Alban Mujës. Asnjëri nga dy filmat nuk ka arritur të ua mbush mendjen e seleksionuesve qendrorë. Në mesin e filmave për paraseleksionim që ka parë dyshja e Berlinales kanë qenë tre filma të gjatë (Heroi i Luan Kryeziut, Njerëz të tepërt i Arben Kastratit dhe Gone back i Ernest Mehollit) dhe pesë filma shkurtër të mbështetur nga QKK-ja.
Organizatorët e Berlinales për sivjet kanë përzgjedhur 27 filma të shkurtër nga 20 shtete, që do të agrojnë për Ariun e Artë dhe Ariun e argjendtë në kategorinë e filmave të shkurtër. Në mesin e tyre ka filma nga Spanja, Korea, Gjermania, Suedia, Japonia, Serbia, Siria, Franca.
Faktin se filmat nga Kosova nuk janë përfillur nga Berlinale, kineastët në Kosovë e arsyetojnë në mënyra të ndryshme.
Ben Apolloni, autor i filmit Kati i pestë që ishte realizuar në kuadër të festivalit Nine Eleven, ka pohuar se Berlinale i ka kthyer përgjigje negative. Sipas tij, kjo, ka të bëjë me kualitetin e filmave që prodhohen në Kosovë.
Filmi nuk është selektuar në fazën finale dhe unë kam marrë njoftimin zyrtar nga Berlinale. Jam i bindur që ne ende nuk kemi kualitet të prezantohemi në festivale të tipit të Berlinales, ka thënë Apolloni, derisa ka dhënë një porosi për kolegët e tij. Duhet të punojmë më shumë nëse duam të arrijmë të futemi në mesin e filmave garues, ka shtuar ai.
Ndryshe nga Apolloni, autori i filmit Gjermant ma kanë pak tutën, Alban Muja, lënien jashtë garës së Berlinale e lidh me shijen. Në vitin 2010, me filmin Unplay (Play girl) të realizuar në bashkëpunim me artisten suedeze Joana Ritel, ai ishte nominuar në mesin e filmave të kategorisë së shkurtër.
Kur e krahasoj me 2010-ën, unë besoj që çdo edicion i një festivali siç është Berlinale fokusohet në ndonjë temë ose koncept. Atëherë na patën ftuar pa e pritur, ka thënë Muja, derisa është ndalur edhe te gara e sivjetme.
Sa i përket asaj që sivjet nuk janë seleksionuar asnjëri nga filmat nga Kosova, nuk besoj që ka të bëjë me kualitetin edhepse te ne ka mungesë të cilësisë. Besoj që nuk janë përshtatur me konceptin e sivjtme të festivalit, ka thënë ai.
Arben Zharku, kryetar i Bordit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, ka thënë se përzgjedhja e filmave është çështje e selektorëve.
Ne do të kishim pasur dëshirë që filmat nga Kosova të përfshihen në garë por kjo është çështje e selektorëve që e bëjnë programin. Është edhe çështje e shijes, ka thënë Zharku.
Megjithatë, sipas Zharkut, Qendra Kinematografike e Kosovës, do të përfaqësohet me shtandin e vet në Berlinale ashtu siç bëri edhe vitin e kaluar.
Ne do të shkojmë ti promovojmë filmat që kemi bërë dhe do të prezantohemi me Arta Dobroshin të cilën QKK-ja e ka nominuar për Shooting Star 2013, ka thënë Zharku.
Regjisorja Blerta Zeqiri, e cila me filmin Kthimi vitin e kaluar mori mbi dhjetë çmime në festivale ndërkombëtare, ka thënë se festivalet si Berlinale i kanë rregullat e veta dhe është vështirë të depërtohet.
Është goxha e vështirë sidomos në kategorinë e filmave të shkurtër ku selektohen më pak filma. Megjithatë, unë mendoj se ka filma të mirë nga Kosova dhe është e çuditshme sesi selektohen në ndonjë festival, por jo në një tjetër, ka thënë Zeqiri.
Është çështje shijesh, ka shtuar ajo.
Në vitin 2011, Ilire Vinca dhe Çun Lajçi u bënë aktorët e parë nga Kosova që shkelën në tepihun e kuq të Berlinales. Ata kanë qenë pjesë e kastës së filmit Falja e gjakut me skenar të Andamion Murtaj dhe regji të Joshua Martson, një produksion shqiptaro-amerikan i cili në edicionin e 61-të të festivalit, ka fituar Ariun e argjendtë për skenarin më të mirë dhe është shpërblyer me çmimin Special Mention nga juria e pavarur ndërkombëtare.












agimi16.01.2013/20:46
HA po Evropa s'han bai po A E DIN KOSOVARE DHE POPULLI SHQIPTRE KANE VEDIJEN DHE NJOHORIT SI NE MESJET JETOJ DHE PUNOJN DHE MENDOJNE . VEQ NJE SHEMBULL POPULLI SHQIPTRE KA PROBLEM QE EVROPA DHE POPULLI EVROPJANE I KA PAS PARE 2000 VITE akom ne dhe SHqiperi familje te tere grinden per fe dhe besime dhe akoma me ndrrimin e feve si ne kohen par 2000 vitev dhe ajo para 500 viteve e dojm ne me ba filma me i konkuru naper shtet qe kane nje vedije dhe nje super shkollim na mendojm qe dime dhe veprojm apo punojm po ne realiteti eshte ndrysh .