• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

“Stacion” i thërret krijuesit në Bienalen e Mesdheut

Publikuar: 15.01.2013 - 09:38

Prishtinë, 15 janar- “Gabimet lejohen” (Errors allowed) është koncepti që duhet ta përfillin krijuesit që duan të bëhen pjesë e edicionit XVI të evenimentit artistik që bashkon artistët e Evropës dhe të Mesdheut. Për të shtatën herë me radhë në bienalen prestigjioze do të prezantohen edhe artistë nga Kosova. Stacion Qendra për Art Bashkëkohor ka shpallur konkurs për pjesëmarrjen e artistëve të rinj nga Kosova në Bienalen e Artistëve të Rinj të Evropës dhe Mesdheut. Evenimenti artistik nis rrugëtimin më 6 qershor dhe do të shtrihet deri më 7 korrik të këtij viti. Krijuesit e disiplinave të ndryshme artistike do të bëhen bashkë në qytetin Ancona të Italisë. Në edicionin e gjashtëmbëdhjetë të bienales do të përfshihen mediume të shumta artistike, duke përfshirë artet vizuale, muzikën, artet performuese (teatrin e vallëzimin), letërsinë dhe hulumtimin kulturor, komunikimin vizual dhe filmin.

Sipas komunikatës për medie të lëshuar nga “Stacion”, konkursi është i hapur për artistët vizualë, filmbërësit, shkrimtarët, performuesit, muzikantët dhe hulumtuesit në fushën e kulturës nën moshën 35-vjeçare.

“Artistët duhet të prezantojnë një propozim specifik  të ndërlidhur me konceptin kuratorial ‘Gabimet lejohen’ (Errors allowed) të ekipit kuratorial të përbërë nga: Charlotte Bank, Alessandro Castiglioni, Nadira Laggoune, Delphine Leccas, Slobodne Veze/Loose Associations, Marco Trulli dhe Claudio Zechi”, thuhet në komunikatë. Artistët kosovarë kanë kohë deri më 27 të këtij muaji që t’i dorëzojnë aplikacionet e tyre në gjuhën angleze. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë krijuesit nga Kosova, përveç atyre që kanë marrë pjesë në edicionet e mëhershme të bienales.

Nga viti 1985 Bienalja e Artistëve të Rinj nga Evropa dhe Mesdheu mbahet çdo dy vjet në qytete të ndryshme nëpër Mesdhe me fokus në artistë dhe krijues të rinj. Bienalja është rrjet ndërkombëtar me më shumë se 70 anëtarë dhe partner nga Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika, përkrahja e të cilëve e bën këtë bienale të mundur dhe siguron pjesëmarrjen e artistëve prej vendeve të cilët ata i përfaqësojnë.  Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë është institucioni partner nga Kosova i rrjetit BJCEM dhe  Bienales së Artistëve të Rinj nga Evropa dhe Mesdheu.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell