• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Galeria “Qafa” sivjet më pak ekspozitave, më shumë kualitet

Publikuar: 15.01.2013 - 09:28

Prishtinë, 15 janar - Numër më të vogël ekspozitash me kualitet më të madh. Kjo është strategjia me të cilën galeria e Ministrisë së Kulturës “Qafa”, do ta hartojë planprogramin për vitin 2013. Këshilli i këtij institucioni, të hënën, ka realizuar takimin e parë, disa ditë pasi ka hapur konkursin përmes të cilit i ka ftuar artistët që duan të ekspozojnë punimet e tyre, raporton ‘Koha Ditore’. Megjithatë, Galeria e cila është nën ombrellën e institucionit më të lart kulturor në vend, ende nuk e di se cili është buxheti që do të ketë në dispozicion sivjet. Vitin e kaluar, Ministria e Kulturës kishte ndarë 10 mijë euro për galerinë “Qafa”. Përfaqësues të kësaj të fundit, sivjet, kanë shpresë që buxheti do të rritet.

“Vjet kemi pasur një buxhet prej 10 mijë eurosh. Sivjet kemi kërkuar më shumë dhe presim përkrahje të vazhdueshme”, ka thënë Dhurata Ramosaj, koordinatore e Galerisë.

Ramosaj ka thënë se është herët të flitet për vendimet e Këshillit Artistik të Galerisë së Ministrisë së Kulturës, por ka përmendur disa nga ato që janë thënë në mbledhjen e parë.

“Këshilli është mbledhur dhe këtë vit, mendojmë se do të ketë numër më të vogël të ekspozitave në krahasim me vitin e kaluar”, ka thënë Ramosaj, derisa ka zbërthyer qëllimin e reduktimit. “Qëllimi është që të rrisim kualitetin e ekspozitave, t’u kushtojmë më shumë kohë artistëve për promovim dhe kështu të fuqizojmë më tutje imazhin e GMK-së”, ka thënë ajo.

Ramosaj nuk ka dhënë numër të ekspozitave që janë në plan për t’u realizuar në “Qafa” brenda vitit.

“Tani për tani, jemi duke pritur aprovimin e buxhetit nga MKRS dhe përfundimin e konkursit. Në bazë të buxhetit, i cili do të na ndahet, do të orientohemi më mirë dhe do të përcaktojmë numrin e ekspozitave”, ka shpjeguar Ramosaj.

Afati për aplikim në konkursin e Galerisë së Ministrisë së Kulturës, është i hapur për artistë deri më 11 të muajit të ardhshëm.

“Këshilli Artistik do të bëjë përzgjedhjen e artistëve që do të ekspozojnë, ndërsa emrat e artistëve apo projekteve që do të fitojnë do të shpallen menjëherë pas përzgjedhjes së tyre nga Këshilli Artistik”, ka thënë Ramosaj.

Sipas Ramosajt, përzgjedhja e artistëve që “Qafa” do t’u lërë hapësirë për të prezantuar publikisht veprat e tyre, do të bëhet me një kriter kryesor.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell