• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Teatri Kombëtar në pritje të drejtorit me kompetenca shtesë

Publikuar: 13.01.2013 - 09:00

Prishtinë, 13 janar – Nëse drejtorët e deritashëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës nuk e kanë pasur të drejtën të përzihen në repertorin artistik, pasardhësi i tyre, për çka edhe është hapur konkurs, do të konsultohet goxha nga udhëheqësi artistik, shkruan sot Koha Ditore. Këtë ia garanton Ligji i teatrove - i cili në maj të vitit të kaluar zëvendësoi atë të vitit 2006 - mbi bazën e të cilit është hapur edhe konkursi për drejtor të përgjithshëm në TKK. Pretendentët për këtë pozitë kanë afat konkurrimi deri më 23 janar.

“Në konsultim me drejtorin e përgjithshëm bën propozimin e repertorit artistik vjetor para Këshillit drejtues të teatrit”, thuhet në nenin 15 të Ligjit për teatrot.

Por këto nuk janë të vetmet përgjegjësi të cilat do t’i ketë drejtori i ardhshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Me Ligjin për teatrot i kritikuar rëndë nga shumë artistë, drejtori i përgjithshëm i TKK-së ka mandat katërvjeçar.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu