Marin Barleti flet anglisht

Artikujt tjerė
- Marin Barleti flet anglisht
- Sculp'Ice për shkrirjen e pesëvjetorit të pavarësisë
- Teatri Kombëtar nis vitin me Përplasjet
- Libri elektronik - mundësi për rritjen e numrit të lexuesve në Kosovë
- Kalendari historik, 11 janar
- Kënga e Shqipërisë në Eurovizion do të këndohet shqip
- Kosovo Dreams, një film zviceran për ambientin në Kosovë
- Filmi Lincoln me 12 nominime për Oscar
- Lincoln kryeson me nominimet për BAFTA
- Teatri Kombëtar i Kosovës lobon për anëtarësim në Unionin Evropian të Teatrove
Tiranë, 12 janar - U takua me Marin Barletin për herë të parë më 1993-shin, në një trotuar të pluhurosur të Shkodrës, sepse në atë kohë trotuaret ishin vendet e zakonshme dhe të vetmet për të blerë libra me vlerë.
Aty e gjeti David Hosaflook Rrethimin e Shkodrës, veprën e parë të letërsisë historiografike shqiptare, të të parit autor të letërisisë sonë dhe një prej burimeve më të rëndësishme për njohjen e asaj periudhe.
David, që sapo kishte mbërritur si misionar nga SHBA, e që tanimë prej 20 vitesh jeton në Shqipëri, mbeti i mrekulluar nga kjo vepër e cila ishte krejtësisht e panjohur në perëndim dhe kjo për arsyen e thjeshtë se Rrethimi i Shkodrës nuk ishte përkthyer kurrë në anglisht.
Që prej asaj dite ai vendosi ta përkthente dhe sot për të parën herë në kemi në duar botimin në anglisht të veprës monumentale të Barletit, transmeton Top Channel.
Kam kërkuar ta gjeja librin në anglisht sepse thashë që me gjithë këtë histori, me këtë autor kaq të madh duhet të jetë patjetër në anglisht diku. Por nuk ishte. Atëherë thashë; po mirë do të punoj pak nga pak në kohën time të lirë ta përkthej. Nuk e dija se cfarë po ndërmerrja sepse ishte një punë kolosale, rrëfen David.
Puna si përkthyer ishte një betejë e përditëshme me fjalë, fjali dhe fakte historike. Marin Barleti një prift katolik dhe David Hosaflook, një pastor ungjillor. Barleti prijësi dhe ai ndjekësi. Për të përgatitur botimin në anglisht, David u mbështet në botimin në shqip të përkthyer nga Henrik Lacaj si dhe në variantin latinisht të Marin Barletit, i cili sic dihet më 1474-ën në rrethimin e parë të Shkodrës ishte dëshmitar i ngjarjes dhe katër vjet më pas, më 1478-ën në rrethimin e dytë mori pjesë vetë në luftime.
Bashkë me këtë përkthim të parë në anglisht, Rrethimi i Shkodrës është ribotuar edhe në shqip i shoqëruar me një shënim nga Ismail Kadare, hyrje nga Aleks Buda dhe profesori i historisë së Mesdheut në Kembrixh, David Abulafia.










