• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

“Sculp'Ice” për “shkrirjen” e pesëvjetorit të pavarësisë

Publikuar: 12.01.2013 - 15:43

Prishtinë, 12 janar - Drejtuesit e festivalit “SculpFest” kanë finalizuar përgatitjet për organizimin e edicionit dimëror të festivalit të skulpturës, “Sculp'Ice”, i cili sivjet mbahet nga 15 deri më 18 shkurt. Edicioni i radhës i Sculp’Ice, sipas organizatorëve do të realizohet rreth konceptit të shkrirjes (defreezing).

"Shkrirja do të tematizojë të gjitha seksionet e festivalit, duke shërbyer si emërues i përbashkët dhe moto e këtij edicioni të “Sculp’Ice”. Konkretisht, festivali do të strukturohet rreth këtyre shtyllave tematike: Shkrirja e njohjeve, Shkrirja e integrimit evropian, Shkrirja e potencialit, Shkrirja e tabuve dhe Shkrirja e gjelbër. Të gjitha këto aktivitete do të përmblidhen nën ombrellën e 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës", ka thënë Leutrim Fishekqiu nga “SculpFest”.

Sipas tij, “Sculp’Ice” do të bëjë përpjekje për të promovuar shtetin e Kosovës në ditëlindjen e pestë të saj, sidomos në rrafshin global dhe paralelisht do të bëjë thirrje për promovimin e artistëve të skulpturës në rajon.

"Sculp’Ice’ do të zhvillohet me aktivitetet e punëtorive në akull të ndara në dy grupe. Grupi i parë përbëhet nga 5 skulptorë shqiptarë, të cilët do të punojnë një skulpturë të përbashkët që do të përmban temën e pesëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Ndërsa grupi i dytë përbëhet nga 5 skulptorëve ndërkombëtarë, ku secili prej tyre do ta punojë nga një skulpturë nga akulli, lidhur me temën e edicionit të festivalit ‘Shkrirja’", ka deklaruar Fishekqiu. Ai ka shpjeguar se të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në festival mund të aplikojnë në ueb faqen e “SculpFestit”.

“Sculp’Ice” është manifestim kolektiv i talentit artistik, i cili e shndërron akullin në art. Duke i dhënë formë akullit, festivali synon të promovojë skulpturën dhe angazhohet për krijimin e hapësirës së nevojshme për shprehjen e talentit artistik të të rinjve.

“Sculp'Ice” është edicioni dimëror i “SculpFestit”, i cili gjatë muajve të verës organizon edicionin edukativ, “Sculp'Edu”.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu