• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Instituti Albanologjik promovon fustane

Publikuar: 06.01.2013 - 08:54

Prishtinë, 6 janar - Në ditët e fundit të 2012-s Instituti Albanologjik i Prishtinës kishte intensifikuar punët për përfundimin e ueb-faqes së re. Profilet e punonjësve shkencorë të Institutit, veprimtaria botuese e ajo shkencore, biblioteka e koleksioni i eksponateve do të zinin vend aty. Është planifikuar që publikimi i saj të bëhet në gjysmën e dytë të janarit.

Por dikush është ngutur me publikimin e saj. Faqja zyrtare në adresën “institutialbanologjik.com” të shtunën ka qenë aktive. Aty shfaqen imazhe që nuk kanë të bëjnë asgjë, as me këtë institucion e as me Kosovën. Fustane nusërie, pamje të fushave e qyteteve të mëdha që s’janë në Kosovë fare, e deri te kompleksi memorial “Adem Jashari” bashkë me foto tjera të heroit legjendar, janë po ashtu në përmbajtjen e kësaj faqeje. Aty ku do të duhet të flitej për shkencë, nuk mungojnë as imazhet e rap - artistit të njohur T.I., shkruan sot gazeta Koha Ditore.

Menaxhmenti i IAP-it thonë se faqja është lansuar pa u bërë ende publike dhe se ky është një lëshim. Drejtori Hysen Matoshi ka thënë se kjo përgjegjësi është e sekretarit shkencor, Lulzim Lajçi, teksa nuk ka pasur koment për këtë gafë. E Lajçi, - teksa ka thënë se është i vetmi që e ka fjalëkalimin e kësaj faqeje, pos atyre të kompanisë “Alba Soft” që ka bërë dizajnin e faqes,  ka garantuar se do ta bllokojë menjëherë qasjen në këtë faqe deri në lansimin e saj zyrtar.



(Tekstin e plotë lexoni sot në Koha Ditore)

Komente (3)

gjuha shqipe06.01.2013/19:04

mire ju kane bo, se deri sa te del instituti albanologjik me faqe te veten edhe minjte kane me bo webfaqe

Arber06.01.2013/12:53

A Institut se jo mahi? Pavaresisht faktit se aty eshte bere njefare pune, me thoni ju te Institutit se cila eshte puna juaj shkencore me te cilen do te mund te dilnit ne nivelin nderkombetar. Asnje e mireqene, as e juaja,m as e Katedres se shqipes as e Akademise,madje ketu e ne Tirane. Cilqa eshte gramatika e gjuhes shqipe qe vazhdon te mbetet gramatika me e qendrueshme, te ciles i referohet shkenca boterore, mesiguri nuk eshte e juaja. Ju trajtoni tema minore, pa te cilat natyrisht nuk ben, por nuk keni qene ne gjendje dhe vazhdoni te mos jeni ende, per te bere nje pune te tille.

Miran Miraku06.01.2013/10:39

...papergjegjesia na myti...

1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CI kthjellėt
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell