Nga java e ardhshme Express sjell Javën e Venecias

Artikujt tjerė
- Nga java e ardhshme Express sjell Javën e Venecias
- Plisi si simbol që identifikonte e dënonte shqiptarët
- Rreth 1,5 milionë shqiptarë kanë vizituar armët e Skënderbeut
- Dokumente që tregojnë për komunitetin hebre në Afganistan
- Kalldrëmi i Çarshisë së Madhe do të kthehet pjesërisht
- Institucionet kulturore nuk i besojnë Ministrisë për rritje të buxhetit
- Kalendari historik, 4 janar
- Këngët më të dëgjuara në Facebook në vitin 2012
- Grupet më të mira muzikore në 2012
- 2013, viti i Giuseppe Verdit, festa në të gjithë botën
Prishtinë, 5 janar - Qyteti i Venecias është stacion i radhës në të cilën do të ndalet një prej emisioneve më të pëlqyera kulturore të Kohavisionit. Me fillim nga java e ardhshme, emisioni Express, që transmetohet nga e hëna deri të premten në orën 17:30, do të transmetojë reportazhe të realizuara në qytetin e italian. Java e Venecias në Express, do të realizohet të premteve, me storiet e përgatitura nga autorja Teuta Arifaj. Për çdo të premte, për katër javë Express do të ndajë nga pesëmbëdhjetë minuta për rrëfimet që gjatë shekujve janë ngjizur në qytetin e Venecias.
Dardan Selimaj, producent i programit në Kohavision, ka thënë se Java e Venecias është në kuadër të iniciativës që ekipi i emisionit Express ka marrë për të sjellë për shikuesit reportazhe nga kryeqendrat evropiane.
Muaji dhjetor u është dedikuar reportazheve nga Parisi, ndërsa nga java e ardhshme do të transmetohet seria e storieve të përgatitura nga Venecia, ka thënë Selimaj.
Teuta Arifaj, autore e reportazheve të realizuar në qytetin italian, ka zbuluar detaje për storien e parë.
Në javën e parë do të transmetohet reportazhi që flet për historinë, veçantitë e qytetit, mënyrën si ishte krijuar dhe rëndësinë që ka pasur gjatë shekujve, si dhe peshën që ka sot si një prej qendrave më të njohura kulturore turistike në Itali, ka shpjeguar Arifaj. Ajo ka përmendur disa nga pikat që i ka kapur syri i kamerës së kanalit më alternativ në vend, në vizitën që i ka bërë Venecias.
Do të pasqyrohen e përmenden kanalet, gondolat, sheshi i Shën Markut, pallatet e vjetra e shumë atraksione tjera që ka ky qytet. Po ashtu do të përmenden veçantitë, siç është ajo se gjysma e qytetit qëndron mbi ujë, ka thënë Arifaj.
Reportazhi gjithëpërfshirës për historikun e qytetit të famshëm italian, do të përcjelljet me tri reportazhe tjera.
Edhe në reportazhet që do të transmetohen në javët e ardhshme ka detaje e pamje interesante nga qyteti, por momentalisht nuk do ti zbulojmë, ka thënë ajo.








