• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Institucionet kulturore nuk i besojnë Ministrisë për rritje të buxhetit

Publikuar: 04.01.2013 - 09:27

Prishtinë, 4 janar - Ministria e Kulturës mburret me rritje buxhetore të këtij viti, por të njëjtën gjë nuk mund ta bëjnë shumica e institucioneve të kulturës të cilat punojnë nën ombrellën e institucionit qeveritar. Së paku deri pas gjysmës së muajit janar. Megjithatë shumica e tyre kanë bërë kërkesa buxhetore për këtë vit, miratimin e të cilave, as vetë nuk e besojnë se do të ndodhë. “Ne kemi bërë kërkesën për 315 mijë euro buxhet, për t’i treguar zyrtarisht MKRS-së për nevojat tona dhe për atë se nuk pajtohemi me ndarjen që na bëhet, sepse e dimë që nuk do të na ndajnë aq”, ka thënë Baki Jashari, drejtor i Filarmonisë së Kosovës. Për të parin e institucionit më të lartë të muzikës serioze në vend, kërkesa buxhetore për këtë vit është e koncentruar më shumë në performancat ndërkombëtare që pritet t’i ketë Filarmonia. Vitin e kaluar ky institucion ka pasur buxhet prej 220 mijë eurosh. Pak a shumë të njëjtat plane kanë edhe institucionet e tjera kulturore. Mirëpo Ministria e Kulturës, institucioni i cili ndan buxhetin, ende nuk ka vendosur se si do të ndahet hisja për institucionet kulturore. Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, nuk ka precizuar se për çfarë rritje bëhet fjalë. “Rritja e buxhetit total që po bëhet çdo vit e më e madhe garanton edhe rritje të buxhetit për institucionet e kulturës, mirëpo sivjet nuk do të ketë edhe aq rritje sa ka pasur vitin e kaluar”, ka thënë Krasniqi, në konferencën përmbyllëse të vitit 2012. (Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”). 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 14°CShi i lehtė
Shkup 18°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell