• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

KTV sjell programe të larmishëm për Festën e Vitit të Ri

Publikuar: 31.12.2012 - 10:11

Prishtë, 31 dhjetor -  Si asnjëherë më parë, programi festiv i televizionit më alternativ në vend, do të jetë i pasur me shumëçka. Pas një pune maratonike të ekipit të Kohavisionit, finalja vjen pikërisht në ditët festive me rastin e Vitit të Ri 2013.  Sonte  nga ora 20 do të transmetohet gala koncerti “Për ty atdhe”, i sopranos shqiptare me famë botërore, Inva Mula, i organizuar nga Kohavisioni dhe Fondacioni “Hi Classic”.  Pas koncertit të Inva Mulës, programi do të vazhdojë me edicionin festiv të “Oxygenit”. Nikoqir do të jenë Besim Dina dhe Leonora Jakupi, të cilët do të kenë të ftuar më shumë se 70 mysafirë. Pjesë e programit do të jetë edhe “KTV Frymë”. Përveç koncertit të Inva Mulës, KTV-ja do të transmetojë gjatë festës edhe koncertin e xhaz-këngëtares së famshme, Eda Zari. Ky koncert vjen para publikut më 1 janar, nga ora 22:15 minuta. “Sonte” është një program tjetër festiv, i cili i ka bërë bashkë vajzat e KTV-së. Në kuadër të këtij programi festiv maratonik do të ketë premierën e tij edhe emisioni më i ri në KTV, “N’darkë”, që transmetohet më 1 janar, në orën 21:00. Nuk do të mungojë as maratona e filmit në KTV. Kështu që, qëndroni me KTV-në. 

Komente (1)

gyrbetqari31.12.2012/16:39

aaa do te jen kto programe edhe ne ARTA

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell