DokuFest u mëson nxënësve realizimin e dokumentarit
Artikujt tjerė
- DokuFest u mëson nxënësve realizimin e dokumentarit
- Frigoriferi - premierë në Ferizaj
- Njerëzit e Kosovës - për imazhin e shtetit të ri
- SculpEdu bashkon skulptorët në Prizren
- Në Junik përurohet Plani Rajonal i Trashëgimisë
- Muzeu i Kosovës nuk ekspozon as 10 për qind të koleksionit
- Kalendari historik, 20 shtator
- U hap ekspozita Kososvos People
- Japonia jep mbi 500 mijë euro për Orkestrën e Filarmonisë së Kosovës
- Libri për Putinin, në garë për Samuel Johnson Prize
Prishtinë, 20 shtator - Nxënësit e katër shkollave të Prizrenit, Dragashit dhe të Rahovecit do të marrin njohuritë bazike se si realizohen dokumentarët. Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër DokuFest do të zgjerojë programin edukativ në kuadër të projektit Shkolla dhe filmi dokumentar. Në bashkëpunim me drejtoritë e arsimit të këtyre komunave DokuFest do të organizojë seminare për arsimtarët e shkollave të mesme të disa qyteteve. Në shkolla ne do të zhvillojmë edhe katër klube të filmit dhe do të trajnojmë dymbëdhjetë nxënës të shkollave të mesme në videoaktivizëm. Manualët metodikë për përdorimin e dokumentarëve në klasë do të përkthehen në gjuhën serbe për përdorimin e tyre edhe nga nxënësit serbë dhe goranë, thuhet në një komunikatë për media të DokuFest.
Sipas komunikatës, në kuadër të projektit Shkolla dhe filmi dokumentarë, nxënësit e shkollave të mesme do të kenë rastin të mësojnë për teknikat e identifikimit të storieve, përdorimit të pajisjeve filmike, xhirimit dhe montazhit.
Nxënësit do të pajisen me mjete të nevojshme për filmim dhe ata do të prodhojnë filmat e tyre të cilët trajtojnë çështje të drejtave të njeriut. Filmat do të shfaqen në edicionin e ardhshëm të DokuFest në një program special për filmbërësit e rinj, thuhet në komunikatë.
Që nga viti 2008, DokuFest ka organizuar shfaqje të filmave dokumentarë në bazë javore për nxënësit e shkollave të mesme, të cilët përcollën shfaqjen e filmave dhe shprehën interesim për debatet e organizuara pas emetimit të tyre. Po ashtu ky festival, në bashkëpunim me personelin e sistemit të arsimit kosovar ka publikuar një manual me informata mbi filmat dokumentarë dhe përdorimin e tyre si mjet edukimi në shkollat e mesme të Kosovës për çështjet e të drejtave të njeriut.
Projekti Shkolla dhe filmi dokumentar është i implementuar në bashkëpunim me partnerin e festivalit One World Festival të Pragës dhe i mbështetur nga Ndihma Kombëtare për Demokraci NED.








