Shpërthime zjarri në Fushë-Kosovë e Obiliq, pa pasoja në njerëz

Artikujt tjerė
- Shpërthime zjarri në Fushë-Kosovë e Obiliq, pa pasoja në njerëz
- Tetovë: Plaçkiten 10 mijë euro nga bastorja
- Vetëvritet një serb në Mosnicë të Leposaviqit
- Në kufirin greko-shqiptarë u kapën 161 kg drogë
- Tri zjarre në rajonin e Prizrenit
- Kapen në Kakavijë 30 kg marihuanë, një në pranga
- Histori e hershme e pedofilit monstruoz të Tiranës
- Pedofili pranon vrasjen e një 10-vjeçari, dyshohet edhe për një tjetër
- Një boshnjak i Prizrenit paraqet kërcënimin në polici
- Gjendet një trup i pajetë në lumin Drin
Fushë-Kosovë/Obiliq, 18 mars - Dy zjarre kanë shpërthyer në dy lokacione të ndryshme, në Fushë Kosovë, dhe Obiliq, fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Zjarri që ishte përhapur në komunën e Fushë Kosovës, ka djegur gjithë sistemin e njësorëve elektrikë në një banesë kolektive. Sipas banorëve të kësaj lagjeje, të cilët ishin alarmuar nga kjo ngjarje, thonë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga mbingarkesa ose edhe nga materiali i dobët i kabllove të instaluara, transmeton KTV. Zyrtarë të KEK-ut, kanë thënë senëse konstatohet që zjarri është shkaktuar nga tensioni, përgjegjësitë dhe obligimet bien mbi kompaninë, ndërsa nëse zjarri është shkaktuar nga ndërhyrjet e banorëve dëmet duhet të paguhen nga këta të fundit.Ndërkaq, në komunën e Obiliqit një tjetër shpërthim zjarri ka ndodhur nga një bombolë gazi, fatmirësisht pa pasoja në njerëz dhe pa dëme materiale. Të dyja shpërthimet kanë ndodhur në mëngjesin e së hënës, në po thuajse të njëjtën kohë, ndërsa në të dyja rastet kanë intervenuar njësitet zjarrfikëse.






