Vetëvritet një serb në Mosnicë të Leposaviqit

Artikujt tjerė
- Plagoset një shqiptar nga policia serbe
- Humb jetën 19 vjeçari nga Maqedonia, voziste 200 km/h
- Dy të vdekur në vendin e punës në Rogaçicë të Kamenicës
- Treni në Ferizaj goditi rëndë një qytetar
- Autobusi nga Kosova mbytë një kalimtar në Krujë
- Djali i Shukri Bujës me revole të babës dhe 57 fishekë
- Shpërthim i fuqishëm në Leposaviq
- Qafë Thanë: Konfiskohen 40 kg drogë
- Sefa: Nuk e kam vrarë Anton Stanajn
- Konfiskohen barna në vlerë afro 50 mijë euro
Leposaviq, 18 mars - Një serb 57 vjeçar është gjetur sot i varur në litar në fshatin Mosnica të Leposaviqit. Rasti cilësohet si vetëvrasje. Rastin në polici e kanë raportuar familjarët e viktimës si vetëvrasje me varje. Marrë parasysh rrethanat në të cilat është regjistruar rasti, policia ka njoftuar prokurorin e shtetit në Mitrovicë i cili ka autorizuar hetuesit e policisë së Kosovës së bashku me teknikët e kriminalistikës, të bëjnë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe inicimin e hetimit të rastit për të sqaruar rrethanat e rastit të paraqitur.
Bazuar në raportet e hetuesve policorë dhe vlerësimit të prokurorit publik, pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, nuk janë identifikuar gjurmë të përdorimit të dhunës apo elemente tjera që do të karakterizonin rastin si vepër penale. Viktima ishte gjetur i varur në litar, në podrumin e shtëpisë, nga bashkëshortja e tij, e cila ka reaguar duke prerë litarin dhe me urgjencë ka kërkuar ndihmën mjekësore. Viktima është konfirmuar pa shenja jete në vend të ngjarjes.
Rasti është kualifikuar si vdekje nën rrethana të dyshimta, me elemente të vetëvrasjes me varje ndërsa trupi i pajetë i viktimës, i është dorëzuar familjarëve.








