Kapen në Kapshticë 25 kg drogë

Artikujt tjerė
- Kapen në Kapshticë 25 kg drogë
- Kapen hajnat e Rogovës
- Kapen në Itali 900 kg marihuanë, pranga 2 shqiptarëve
- Durrës, ekzekutohet me armë një 22-vjeçar
- Aksident i rëndë rrugor, dy të vdekur
- Krimi në Menznau, shkas i bllokimit të shtetësisë për kosovarin?
- Aksidentohet për vdekje serbi nga Budrika e Gjilanit
- Arrestohen katër të dyshuar për trafikim me drogë
- Plagoset nipi i Enver Sekiraçës
- Itali, gjendet i pajetë shqiptari
Kapshticë, 11 mars - Ka dështuar tentativa e një 58 vjeçari nga Gjirokastra, për të transportuar nga Kapshtica në drejtim Greqisë ,një sasi të konsiderueshme canabis sativa. Pas një operacioni në orët e para të së hënës të sektorit të antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Korçës,mbështetur edhe policia kufitare u bë i mundur bllokimi i një kamioni tip trajler,i cili tentoi të kalonte përtej kufirit një sasi prej 25 kg.canabis sativa.
Gjatë kontrollit të mjetit me targa TR 53 27A,që drejtohej nga 58 vjeçari Afrim Mullaraj,janë gjetur të fshehura në shasinë e mjetit sasia e drogës e ndarë në dy pako,të cilat më pas janë sekuestruar.
Droga, siç raporton abcnews, vinte nga Lazarati dhe kishte si destinacion qytetin e Selanikut. Pas arrestimit dhe marrjes te Mullarajt policia e Korçës po vijon hetimet për të zbardhur edhe emrat e personave të tjerë ,të cilët dyshohet se janë përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.






