• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Kapen hajnat e Rogovës

Publikuar: 11.03.2013 - 11:15

Gjakovë, 11 mars - Policia e Kosovës ka identifikuar një person  lidhur me vjedhjet që kanë ndodhur në fshatin Rogovë të Hasit. Bëhet e ditur se policia ka marrë në pyetje disa persona lidhur me këto vjedhje, mirëpo ende nuk ka të arrestuar. Zëvendëskomandanti i stacionit të Policisë së Kosovës në Gjakovë, Selam Tanusha, ka thënë nëpërmjet telefonit se policia ka marrë informacione për 6 raste në fshatin Rogovë, për, siç ka thënë ai, dëmtim prone, tentativë për vjedhje dhe një vjedhje, ku të dyshimtët kanë marrë mallra ushqimore. “Pas marrjes së informacioneve, ne kemi marrë një plan operativ dhe në bashkëpunim me banorët e fshatit kemi arritur të identifikojmë një person si të mundshëm, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje dhe në bashkëpunim me komunitetin aty jemi duke kërkuar edhe persona të tjerë”, i ka deklaruar Tanusha për KTV-në.

Në Rogovë të Hasit brenda një jave janë thyer më shumë se 20 shtëpi.

Komente (1)

agim krasniqi13.03.2013/07:49

nuk asht e vertet qe keni gjetur diqka,po nese asht e vertet pse nuk po tregoni ta dijm se kush asht a.

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu