• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Aksident i rëndë rrugor, dy të vdekur

Publikuar: 10.03.2013 - 19:15

Tiranë, 10 mars - Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e dy personave u regjistrua në orët e pasdite të së dielës në aksin rrugor Fushë Krujë-Lezhë. Nga raportimet paraprake mësohet se dy automjete janë përfshirë në aksidentin fatal. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është identifikuar njëri nga personat që ka humbur jetën. Sipas uniformave blu, ai është Larjo Hoxha. Personi i dytë që ka vdekur nga aksidenti fatal është ende i paidentifikuar. Dyshimet e para për aksidentin është shpejtësia përtej asaj të lejuar, raporton TCH. Aksi rrugor Fushë Krujë – Lezhë është segmenti rrugor ku shkaktohen më shumë aksidente. Specialistët fajësojnë mungesën e sinjalistikës rrugore, ndërsa policia shpejtësinë e madhe.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 21°CKryesisht me vranėsira
Shkup 22°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell