Krimi në Menznau, shkas i bllokimit të shtetësisë për kosovarin?

Artikujt tjerė
- Durrës, ekzekutohet me armë një 22-vjeçar
- Aksident i rëndë rrugor, dy të vdekur
- Krimi në Menznau, shkas i bllokimit të shtetësisë për kosovarin?
- Aksidentohet për vdekje serbi nga Budrika e Gjilanit
- Arrestohen katër të dyshuar për trafikim me drogë
- Plagoset nipi i Enver Sekiraçës
- Itali, gjendet i pajetë shqiptari
- Sarandë, tritol veturës së ish-shefit të urbanistikës
- Një serb i Kuzminit gjendet i varur
- Arrestohet një shqiptari, vrau për 30 (video)
Luzern, 10 mars - Krimi i rëndë në Menznau të Luzernit, i kryer nga një shqiptar i Kosovës me shtetësi zvicerane, duket se nuk do të vonojë t`i sjellë frytet e hidhura për shqiptarët e Zvicrës. Kjo mund të dëshmohet shumë shpejt, veç tjerash, në rastin e parë të ardhshëm të natyralizimit të të huajve në kantonin Aargau. Pyetja e shtruar në opinion këtyre ditëve, se si ka mundur të pajiset me shtetësinë zvicerane Viktor B., kur ai para 15 vjetëve kishte pasur një dënim me kusht, do të prodhojë një ashpërsim të theksuar në procedurat e natyralizimit të shqiptarëve tash e tutje, raporton Albinfo.Kështu, në kantonin Aargau, njoftohet se një shqiptar i Kosovës me një histori delinkuente, do të ketë vështirësi për ta marrë pasaportën e Zvicrës. Në Parlamentin e kantonit janë shtuar zërat që Agimit t`i pamundësohet kjo e drejtë, shkruan blick.ch. Shkak: dënimi që ai ka pasur para 11 vjetësh për disa vepra penale. Në maj të vitit 2002 ai ishte dënuar 6 muaj me kusht prove për 3 vjet, për vjedhje të shumëfishtë, prishje të rendit shtëpiak etj. Por, Agimi kishte bërë edhe dy herë delikte, njëherë ishte përfshirë në një zënkë e herën tjetër për shkelje të ligjit mbi komunikacionit rrugor.
Ndonëse e ka të njohur historinë e tij, niveli kantonal e ka dërguar rekomandimin në federatë që atij t`i jepet shtetësia. Arsyetimi ka qenë i bazuar në parimin se kur dikush ka sjellje të mirë një kohë të gjatë, mund të natyralizohet. Atëbotë kam qenë i ri, mendjelehtë dhe i papërgjegjshëm, ka shkruar Agimi në një deklarim të tij. Dhe, prej asaj kohe ai nuk ka rënë në konflikt me ligjin.
Në ndërkohë, dje janë varrosur viktimat e gjakderdhjes që ka ndodhur 10 ditë më parë në Menznau. Vrasjet në rrethana ende jo krejtësisht të sqaruara i ka kryer Viktor B., shqiptar i Kosovës me shtetësi zvicerane, i cili është vrarë edhe vetë.
Në varrimin e njërit nga viktimat, ish mundësit të njohur Beno Studer, në Schüpfheim, në mesin e rreth 2 000 vetave, kanë marrë pjesë edhe sportistë eminentë zviceranë, si dhe personalitete të politike.
Mëngjesin e së shtunës në Menznau është varrosur edhe viktima e dytë, Kristine B., një grua 43 vjeçare, ndërsa në Buttisholz, viktima e tretë, personi që po dje, më 9 mars do të festonte ditëlindjen e 45-të.
Dorasi, Viktor B. është varrosur të dielën e kaluar në vendlindjen e tij në fshatin Nec të Gjakovës, në përcjellje të rreth 1 000 vetave. Në ceremoninë mortore është mbajtur një minutë heshtje për të nderuar viktimat zvicerane që kanë pësuar nga ai.


Labi10.03.2013/20:29
Zoti i past derguar ne parajs te gjith, shpirterat e tyre paqin drit.










Arsimi11.03.2013/08:31
Nese ka qene apo eshte hajn ja pafte hajrin, le te mbetet shqiptar. Edhe hajn edhe zvicerran nuk ben.