Në Greqi, gjendet kufoma e shqiptarit të arratisur nga burgu

Artikujt tjerė
- Bajrush Xhemajli në ndeshje tjetër komunikacioni
- Në Greqi, gjendet kufoma e shqiptarit të arratisur nga burgu
- Bllokohen në Tiranë 10 armë zjarri dhe 108 automjete me xhama të zinj
- Apeli shtyn vendimin për zhdukjen e Remzi Hoxhës
- Një i ri humb jetën pas rënies nga ballkoni i katit të katërt, kualifikohet si vdekje e dyshimtë
- Shqiptari nga Kosova vetëvritet, varroset në SHBA
- Në Kosovë asgjësohen rreh 9 mijë litra alkool
- Bombë në kryeqytet, u asgjësua në mënyrë të kontrolluar
- Seanca e parë në Gjykatën e Apelit për rastin Remzi Hoxha
- Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë
Kufoma e një 40- vjeçari shqiptar është gjetur nga policia greke, në afërsi të kufirit të Kakavijës. Pas hetimeve, policia konstatoi se kufoma i përket një të dënuari në burgun e Nafplios, i cili ishte arratisur nga spitali i këtij qyteti, ku kishte shkuar për disa ekzaminime mjekësore. Arratisja, sipas policisë ka ndodhur në 20 gusht nga spitali, me ndihmën e dy personave të armatosur. Që atëherë 40- vjeçari ishte në kërkim, por u gjet i vdekur më 28 shkurt dhe vetëm sot, pas identifikimit të trupit, lajmi u publikua nga policia greke. Pas kryerjes së autopsisë, policia sqaron se nuk bëhet fjalë për një krim, por hetimet vazhdojnë, transmeton BW.
Ditën e arratisjes mediat greke shkruajtën se 40-vjeçari shqiptar i burgosur quhet Τetredi Alkibiadi. Në datën 20 gusht 2012, ai po transportohej në spital për të ndërruar disa plagë. Mesa duket kjo lëvizje e tij ishte e njohur dhe pikërisht në orën 11:00, dy persona me armë sulmuan katër rojet dhe shoqëruesit gjyqësorë të të burgosurit. Ata qëlluan në ajër për ti frikësuar dhe duke përfituar nga kaosi dhe paniku që u krijua, arritën të rrëmbejnë të burgosurin duke e futur në një makinë, tip AUDI me të cilën u larguan. Nuk u sqarua nëse personat që morrën të dënuarin ishin bashkëpunëtorë, apo armiq të tij dhe as nëse bëhej fjalë për një plan të kujdesshëm arratisjeje, apo një rrëmbim të të dënuarit. Mësohet se 40- vjeçari vuante dënimin me 20 vjet burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe grabitje me armë.
Më 30 nëntor 2012 policia greke arrestoi 4 shqiptarë dhe shpalli në kërkim 4 të tjerë, të cilët së bashku kishin organizuar arratisjen, ndërsa në Janinë gjeti makinën që u përdor prej tyre.













Edon06.03.2013/10:03
A ka ndonje film qe nuk dim ne Shqiptaret ta bejm regjine?
Shume shpesh pergjegjja eshte JO, duke u bazuar ne keto ngjarje me larte...