• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Apeli shtyn vendimin për zhdukjen e Remzi Hoxhës

Publikuar: 05.03.2013 - 10:27

Tiranë, 5 mars - Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, shtyn vendimin për tre ish-drejtuesit e SHIK-ut, të pandehurit Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Ilir Kumbaro. Asnjëri nga këto të pandehur nuk preferoi të paraqitet në sallën e gjyqit të zhvilluar me dyer të mbyllura nga gjyqtarja Dhurata Haveri. Kjo e fundit, njoftoi palët në proces  se trupa gjyqësore ende nuk ka marre një vendim për tre të pandehurit, për shkak të volumit dhe kompleksitetit të çështjes, raportoi abcnews. Prokurori kërkoi që të lihet në fuqi vendimi i dënimit me 15 vjet burg për Kumbaron, i shpallur në kërkim, ndërsa për Sefgjinin dhe Koldashin, akuza kërkoi tërheqjen e dosjes. Avokatët mbrojtës kërkuan pafajësi për akuzat e rrëmbimit dhe torturimit të Remzi Hoxhës, Ziso Kristopulit dhe Abdyl Loshaj. 

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell