Gjilan: Gjykohet grupi që grabiti Merkurin

Artikujt tjerė
- Gjilan: Gjykohet grupi që grabiti Merkurin
- Konfiskohen rreth 1 mijë kremra të prodhuara në Kosovë në emër të firmës maqedonase
- Durrës: Drogë nën kamionin me konserva, pranga maqedonasit
- Lirohet vëllai i Viktor B., i arrestuar rreth krimit në Menznau
- Prishtinë: Dy të plagosur te gjimnazi S. Frashëri
- Vrasje misterioze në Shkodër
- Nis gjykimi për vrasje ndaj Agdi Krasniqit
- Kapen katër klandestinë në Han të Elezit
- Dërgohet në mbajtje dhunuesi i denoncuar në KTV
- Gjendet i vdekur një 36-vjeçar
Gjilan, 3 mars - Nijazi Spahiu, Azem Spahiu, Ardian Bajrami, Shkëlzen Uruqi dhe Rasim Syla po akuzohen për vjedhje grabitqare. Ata dyshohet se më 24 shkurt 2012 kanë grabitur nga kazino Merkuri mbi 16 mijë euro.
Në Gjykatën Themelore të Gjilanit ka nisur një proces gjyqësor që lidhet me grabitjen e një kazinoje në Gjilan. Kjo grabitje ishte cilësuar si spektakulare meqë gjithçka ishte bërë në mënyrë të organizuar.
Aktakuza e ngritur nga prokurori Shaban Spahiu i ngarkon Nijazi Spahiun, Azem Spahiun, Ardian Bajramin, Shkëlzen Uruqin dhe Rasim Sylën për veprën penale vjedhje grabitqare. Ata dyshohet se më 24 shkurt 2012 kanë grabitur nga kazino Merkuri mbi 16 mijë euro.
Sipas aktakuzës të dyshuarit më 24 shkurt 2012 në lagjen Dardania në Gjilan në bashkëveprim me njëri tjetrin kanë kryer grabitjen në kazinon Merkuri. Grupi sipas aktakuzës ka pasur një plan dhe marrëveshje paraprake, duke i ndarë edhe rolet duke siguruar edhe mjetet e përshtatshme për kryerjen e veprës si dorëza, maska.
Të pandehurit në kazinon Merkuri kanë hyrë të armatosur dhe me maska dhe duke i drejtuar armët automatike nën kanosje e godasin të dëmtuarin Rr.Sh. dhe nën kanosjen e armëve grabisin shumën e të hollave prej 16 mijë eurove. Të pandehurit pas grabitjes të hollat i kanë ndarë mes veti derisa si udhëheqës i grupit sipas aktakuzës është cilësuar Rasim Syla.
Ky grup akuzohet edhe për shfrytëzim të paautorizuar të armëve . Njëri nga avokatët mbrojtës Masar Morina tha për rajonipress se ndonëse janë paraparë tri seanca gjyqësore asnjëra prej tyre deri tani nuk është mbajtur.Po na mungojnë dëshmitarët dhe reforma gjyqësore e ka ngadalësuar këtë gjykim tha Morina.
Morina i cili mbron Rasim Sylën tha se klienti i tij e ka mohuar veprën. Në këtë proces gjyqësor pritet të dëshmojnë mbi 10 dëshmitarë derisa seanca e radhës është caktuar për 13 mars 2013.
Të gjithë të akuzuarit ndodhen në paraburgim që nga data 9 mars 2012, ndërsa vetëm njëri prej tyre ndodhet në arrest shtëpiak.







