• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Vrasje misterioze në Shkodër

Publikuar: 02.03.2013 - 18:32

Shkodër, 2 mars - Një person është qëlluar për vdekje me breshëri automatiku të shtunën në mesditë në qytetin e Shkodrës. Viktima është shtetasi Kujtim Kraja, 30 vjeç nga Shkodra. Ngjarja ndodhi rreth orës 13.30 minuta në periferi të qytetit, tek Varrezat e Dëshmorëve. Viktima  ndodhej i vetëm në automjetin e tij të punës, tip kamionçinë, kur është qëlluar prej një distance të afërt me një breshëri automatiku kallashnikov, pas një prite të ngritur nga persona ende të paidentifikuar, transmeton TCH.

Si pasojë e pesë plumbave të marrë në trup 30-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia mori provat ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet por për momentin ngjarja nuk ka as autor dhe as motive. Deklarimet e familjarëve se viktima dhe të afërmit e tij nuk kishin asnjë konflikt e ka bërë akoma më të vështirë zbulimin e ngjarjes nga policia.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 14°CShi i lehtė
Shkup 20°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell