• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Arrestohet sulmuesi i avokatit Leka, një muaj paraburgim

Publikuar: 01.03.2013 - 16:44

Gjilan – Pas shumë përpjekjeve, është kapur njëri nga sulmuesit e avokatit Ramadan Leka (në foto). Flamur Sejdiu është i dyshuari kryesor i cili mori pjesë në sulmin ndaj avokatit Leka më 13 shkurt të këtij viti.

Të premten në Gjykatën Themelore në Gjilan në Departamentin e përgjithshëm, gjykatësi i procedurës paraprake, Behar Ymeri i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Flamur Sejdiut.

Në aktvendim thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se më 13 shkurt 2013 i dyshuari, bashkë me një person tjetër, tani për tani të panjohur për organet e ndjekjes, e ka kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, raporton rajonipress.

I pandehuri në seancën dëgjimore e ka mohuar veprën.

Avokati Leka ishte sulmuar nga persona të panjohur në zyrën e tij në prani të vajzës së tij. Ky lajm kishte shokuar avokatët, gjykatësit, por edhe shoqërinë civile që kishin kërkuar hetimin urgjent të këtij sulmi.

Ramadan Leka ishte lënduar në fytyrë, në kokë, në hundë, dhe në pjesën ballore të fytyrës.

Sipas mjekëve kujdestar, Leka kishte pësuar plagë pasi ishte goditur me mjete të forta të mprehta.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 25°CI kthjellėt
Shkup 29°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme