Dritan Lamaj hetoi vëllezërit Frroku për vrasje në Belgjikë

Artikujt tjerė
- EULEX heq dorë nga akuza në një rast korrupsioni
- Dritan Lamaj hetoi vëllezërit Frroku për vrasje në Belgjikë
- Frroku e Jaku 40 ditë paraburgim, i kërkon edhe Interpoli
- Arben Frroku sot sillet urgjent me helikopter në Tiranë
- Gjashtë muaj burg për tentuesvrasësin Slobodan Kostiq
- Strugani kapet me 1.7 kg marihuanë
- Grabitet argjendaria në Shkup, plagoset pronari
- Ju kapet droga brenda bombolës së gazit
- Humb jetën nga rënia e strehës së QT Jeta
- Sekuestrohen euro false në Tiranë, një i arrestuar
Tiranë, 1 mars - Gazeta Shqip boton sot një shkrim sipas të cilit vëllezërit Frroku, që dyshohen për vrasjen e kryekomisarit të Tiranës, Dritan Lamaj, po hetoheshin nga ky i fundit për një vrasje të ndodhur në Bruksel më 1996, kur këta ndodheshin atje me emra të rremë si kosovarë.
Vëllezërit dyshohen të kenë kryer vrasje në Bruksel dhe janë shpallur në kërkim nga autoritetet e Belgjikës me emrat e shtetasve nga Kosova, përkatësisht Liman Krasniqi dhe Azem Krasniqi
Sipas dosjes së kryekomisarit, krimi ka ndodhur në 96-n në Bruksel
Arben Frooku: Vrasja - Lamaj dyshonte se vëllezërit jetuan në Belgjikë me emrat Liman dhe Azem Krasniqi
Më 16 mars të vitit 2012 ka ndodhur përplasja e parë mes Arben Frrokut dhe forcave të Komisariatit Nr. 6. Frroku, para përplasjes me Komisariatin Nr. 6, mësohet se ka pasur probleme edhe me Komisariatin Nr. 2
Ish-shefi i Komisariatit të Kombinatit, Dritan Lamaj, i cili u ekzekutua pasditen e 24 shkurtit pranë banesës së tij, ka hetuar vëllezërit Mark dhe Arben Frroku për një vrasje të ndodhur në Belgjikë. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur rreth 17 vjet më parë, kur Arben Frroku, i dyshuar për ekzekutimin e Lamajt dhe i arrestuar në Selanik të Greqisë, ishte vetëm 27 vjeç. Për këtë vrasje, Lamaj kishte mbledhur informacion se ishte kryer për larje hesapesh në trafikun e drogës dhe të dyshuarit kryesorë ishin dy vëllezërit, biznesmenë të suksesshëm në Shqipëri.
Duke mbuluar zonën e Kombinatit, mësohet se kryekomisari Dritan Lamajt i ishin servirur informacione të shumta për aktivitetin e dy vëllezërve, duke bërë që ai, si punonjës policie, i cili kishte drejtuar më parë edhe hetimin e krimeve, të hetonte edhe më tej, megjithëse detyra aktuale, ishte që të siguronte rendin dhe të parandalonte krimin në këtë zonë. Sipas të dhënave, i ndjeri mësohet se kishte mbledhur informacion se dy vëllezërit, Arben Preng Frroku, aktualisht 44 vjeç, dhe Mark Preng Frroku, 41 vjeç, kishin emigruar jashtë vendit deri në vitet 2000. Në këtë vit, sipas informacioneve të mbledhura nga Lamaj, ata ishin kthyer në Shqipëri dhe i kishin hyrë biznesit. Gjatë kohës së qëndrimit jashtë vendit, nga informacionet e kryekomisarit të ndjerë dyshohet se në vitet 1995 dhe 1996, dy vëllezërit kanë jetuar në Belgjikë. Por, ata u janë prezantuar autoriteteve belge si shtetas nga Kosova, ku Arben Frroku dyshohet se është prezantuar me emrin Liman Krasniqi, ndërkohë që vëllai i tij është prezantuar me emrin Azem Krasniqi. Në vitet e lartpërmendura, këta persona dyshohet të kenë kryer një vrasje në Bruksel dhe janë shpallur në kërkim nga autoritetet e Belgjikës me emrat e shtetasve nga Kosova, përkatësisht Liman Krasniqi dhe Azem Krasniqi, thuhet në materialin e mbledhur nga ish-shefi i Komisariatit Nr. 6.
Vrasja e personit në këto vite, të cilit nuk i është përmendur emri, të ketë ndodhur për konflikte të krijuara në trafikun e drogës nga disa të afërm të Arben Frrokut.








