• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Vritet ish-futbollisti i Hajvalisë

Publikuar: 27.02.2013 - 15:34

Ish-futbollisti i Hajvalisë me të cilën u promovua në ligën e parë, Fatmir Beqiri pas një zënke me një tjetër shtetas kosovar në Lyon të Francës ka mbetur i vdekur pasi paraprakisht ishte goditur me thikë. Beqiri, i lindur me 23 dhjetor 1991, për një vit ishte pjesë e Hajvalisë, më parë kishte luajtur edhe për KEK-un dhe Ramiz Sadikun, ndërsa vitin e kaluar ai kishte vendosur që në mënyrë ilegale të shkojë në Francë.

Beqiri nga shokët kujtohet si një djalë i urtë dhe i zellshëm dhe lajmi për vdekjen e tij i ka goditur të gjithë. "Më duket e pabesueshme. Fatmiri ka qenë një djalë shumë i urtë dhe punëtor. Asnjëherë nuk ka bërë fjalë me askënd në klub. Vdekja e tij më ka goditur shumë", tha portieri i Hajvalisë, Sami Boroci, i cili për një sezon e kishte pasur bashkëlojtar.

 

Komente (8)

Arber 01.03.2013/03:55

Ngushellime Familjes Beqiri ndaje dhimbjen me ju !!

prishtina28.02.2013/23:33

ju shprehi ngushllime gjith familjes beqiri mundohuni qe te jeni sa me te fort ne keto qaste te veshtira ky lajm trondites na preku te gjithve e ndajm dhimbjen se bashku zoti ua lehtesoft dhimbjen

Sejdi Veseli28.02.2013/09:28

E nderuara familje Beqiri,
Edhe pse nuk njihemi, lajmin për humbjen e jetës e birit Tuaj e ndjeva ne dhembje të thellë. Më lejoni, që të marr pjesë në dhembjen Tuaj, duke Ju bërë thirrej që këtë dhembje ta shndërroni në forcë!

selvije hoda27.02.2013/23:23

ngushllime nga selvij hoda familjes beqiri zoti koft me juve ktyne ditve te tmerrshme ishalla jau lehtson zoti dhimten

Islam E27.02.2013/22:58

Une e kom njoft edhe personalisht,edhe kojshi e kom past,ska past djale mat urt e mat sjellshum,kur niva smujsha me besu hale spo muj me paramendu qe u shku aq i ri,famijes Beqiri ju shprehi ngushllimet me te sinqerta e let bahen t'fort.Islami nga LyonFranc.

florent beqiri27.02.2013/22:09

faleminderit prej te gjithve ne si familja beqiri krenohemi me ish antarin e familjes fatmir beqiri shoqri e ti dhe ngushllimet e juaja na ben neve qe te jem me te fort.

çezar uka27.02.2013/21:28

I tham familjes beqiri ngushullime po ashtu nga shoqnia e vet franc i urojn fam beqiri ngushullimet mate sincerta,,,Se besova qe vdiq se para da ditesh ishim mete, shum djal i mir po zoti e paska shkrujt met marr tri ,,me reskt nga shkodrani lyon franc çezar uka ngushellimet fam beqiri !!!

malsor27.02.2013/20:07

SE pari ju shprehi ngushllime familjes BEQIRI per me te dashurin e tyre per Fatmirin ndersa ketu eshte e shkruar shum mire se ashtu ka qen ka qen nje djal i urte dhe ka qen nje djal bujar mirpo fatmirsisht ndodhi kjo tragjedi qe krejt shqiptaret qe jetojm ne franc na ka prekur shum ne zemrat tona dhe edhe nje here me respekt familjes ju shprehi ngushllime me te sinqerta nga familja krasniqi ne franc

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu