Kapet në Durrës 40-vjeçari me 10 kg drogë

Artikujt tjerė
- Kapet në Durrës 40-vjeçari me 10 kg drogë
- Tiranë: Vrasje me thikë në Kamëz
- Elbasan: Vetëvritet grabitësi i argjendarisë
- Albina C. në gjyq për vjedhje të kamerave milionëshe
- Arrestohet i dyshuari i dytë për vrasjen në Ujmirë
- Gjyqi ndaj Dritan Dajtit shtyhet për të 203-ën herë
- MPB-ja duhet tia paguaj familjes Kastrati 80 mijë euro
- Sot nis gjykimi i 6 serbëve për trazirat e marsit në Mitrovicë
- Aksident në Tiranë, 1 i vdekur e 2 të plagosur
- Kapen në Selanik dy të dyshuar për vrasjen e kryekomisarit të Tiranës (video)
Durrës, 27 shkurt - Efektivët e policisë së komisariatit të Durrësit kanë ndaluar mbrëmjen e djeshme një shtetas nga Gjirokastra që po transportonte 10 kg lëndë narkotike kanabis sativa.
Burimet policore, raporton Shekulli bëjnë të ditur se 40 vjeçari Artist Metaj është ndaluar nga një postobllok policie në afërsi të Urës së Dajlanit. Nervozizmi i treguar nga 40 vjeçari gjatë kontrollit të policisë i ka shtyrë forcat e rendit të kontrollojnë imtësisht automjetin e Metajt, brenda të cilit janë gjetur 10 kg kanabis sativa të ndarë në 10 pako.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasinë e drogës së kapur në makinë si dhe automjetin tip Ford me targa AA 942 CK, me të cilin Metaj po transportonte sasinë e kanabisit.
Burime nga komisariati i Durrësit bëjnë të ditur se po punohet për të zbuluar persona të tjerë që mund ti kenë siguruar 40 vjeçarit Metaj lëndën narkotike. Ndërkohë materialet në ngarkim të shtetasit nga Gjirokastra i kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Durrësit.








