Tiranë: Vrasje me thikë në Kamëz

Artikujt tjerė
- Vritet ish-futbollisti i Hajvalisë
- Kapet në Durrës 40-vjeçari me 10 kg drogë
- Tiranë: Vrasje me thikë në Kamëz
- Elbasan: Vetëvritet grabitësi i argjendarisë
- Albina C. në gjyq për vjedhje të kamerave milionëshe
- Arrestohet i dyshuari i dytë për vrasjen në Ujmirë
- Gjyqi ndaj Dritan Dajtit shtyhet për të 203-ën herë
- MPB-ja duhet tia paguaj familjes Kastrati 80 mijë euro
- Sot nis gjykimi i 6 serbëve për trazirat e marsit në Mitrovicë
- Aksident në Tiranë, 1 i vdekur e 2 të plagosur
Tiranë, 26 shkurt - Një i ri humbi jetën në Kamëz pasditen e së martës, i qëlluar me thikë gjatë një zënke të ndodhur në afërsi të Institutit Bujqësor. Sipas raportimit të Policisë së Shtetit, i ndjeri Elton Fierza humbi jetën në vendngjarje për shkak të plagëve të marra, raportojnë mediat shqiptare.
Pas ngjarjes, policia arrestoi 17-vjeçarin E. Dautllari, i cili besohet se është autori i kësaj vrasje.
Kjo është vrasja e dytë me armë të ftohtë në tre ditë në kryeqytet, pasi mbrëmjen e së shtunës, një 22-vjeçar u qëllua fatalisht brenda një autobuzi të linjës Qendër-Shkozë, pas një debati momentar me vrasësin.









