• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Elbasan: Vetëvritet grabitësi i argjendarisë

Publikuar: 26.02.2013 - 21:48

Elbasan, 26 shkurt - Pas një përpjekje të deshpëruar për t'u arratisur, ka vrarë veten një nga autorët e grabitjes së argjendarise në qytetin e Bulqizës. Ngjarja, e cila nisi sot në mëngjes me grabitjen e argjendarisë në Bulqizë përfundoi tragjikisht në qytetin e Elbasanit.

Përparim Bala, autori i grabitjes ka udhëtuar me një furgon pasagjerësh në drejtim të Korçës, ndoshta për t’u larguar drejt vendin fqinj, në Greqi, transmeton TCH.

Por, një kontroll i befasishëm nga postblloku i policisë në fshatin Mengel të Elbasanit ka vënë në vështirësi grabitësin, i cili nuk ka pranuar t'i dorëzojë dokumentet policisë duke qelluar me arme zjarri ndaj uniformave blu.

Fatmiresisht, nuk pati agjentë të plagosur në këtë shkëmbin zjarri, por autori mundi të largohej duke kërcënuar me armë drejtuesin e nje mjeti tip “Golf” me targa të Durrësit.

I ndjekur nga policia, Bala nuk ka parë rrugëzgjidhje tjetër dhe ka qëlluar veten me armen e tij, duke gjetur vdekjen e menjehershme.

Forca të shumta policie dhe grupi hetimor mbërriti në vendngjarje, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell