Dënohen dy policë të Kosovës për korrupsion

Artikujt tjerė
- Dënohen dy policë të Kosovës për korrupsion
- Dy viktima të trafikimit me qenie njerëzore, dy të arrestuar
- Nuset vrasin vjehrrën
- Kapen 242 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
- Vajza në koma përdhunohet në Austri
- Aksident në punë i dy ndërtimtarëve në Zvicër
- Dy shqiptarë dyshohen për 80 plaçkitje banesash
- Aksident në Vlorë, dy të vdekur
- Serbi me sëpatë sulmon taksistët dhe kalimtarët e rastit
- Dy të arrestuar për prostitucion
Mitrovicë, 15 shkurt - Një trup gjykues, i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ka marrë vendim që të dënojë dy policë për vepra penale lidhur me korrupsionin dhe i shfajësoi katër të tjerë nga akuzat e ngjashme.
Trupi gjykues e shpalli fajtor të pandehurin Avni Shyti për veprën penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe autoritetit dhe e dënoi atë me pesë muaj burgim. Dënimi është pezulluar për një periudhë dy vjeçare të verifikimit. Shyti u lirua nga vepra penale e marrjes së mitos.
Nazmi Poterqoi, po ashtu, u shpall fajtor për veprën penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe autoritetit dhe për marrje të mitos dhe iu shqiptua një dënim i përgjithshëm prej një vjet e dy muaj burgim. Dënimi është pezulluar për një periudhë verifikimi prej dy vjet e gjashtë muaj.
Të pandehurit Naser Damati, Besim Smajli, Kemajl Hoti dhe Halit Fazliu u shpallën të pafajshëm dhe u liruan nga të gjitha akuzat.
Gjashtë të akuzuarit, të gjithë policë, akuzoheshin për shpërdorim të pozitës zyrtare, për dhënie të informatave një dëshmitari bashkëpunues në lidhje me rrugët që mund ti shfrytëzonte për aktivitetet e tij të paligjshme transportuese dhe për vendndodhjen e pikave të kontrollit të policisë. Aktakuza, po ashtu, pohonte që në disa raste, disa nga të akuzuarit, kur ishin të vendosur në pikat e kontrollit, personalisht e lejonin dëshmitarin bashkëpunues që të kalonte me mallrat kontrabandë.
Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror special i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës.








