Dy viktima të trafikimit me qenie njerëzore, dy të arrestuar

Artikujt tjerė
- Dënohen dy policë të Kosovës për korrupsion
- Dy viktima të trafikimit me qenie njerëzore, dy të arrestuar
- Nuset vrasin vjehrrën
- Kapen 242 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
- Vajza në koma përdhunohet në Austri
- Aksident në punë i dy ndërtimtarëve në Zvicër
- Dy shqiptarë dyshohen për 80 plaçkitje banesash
- Aksident në Vlorë, dy të vdekur
- Serbi me sëpatë sulmon taksistët dhe kalimtarët e rastit
- Dy të arrestuar për prostitucion
Prishtinë, 15 shkurt - Hetuesit policorë nga Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ), sektori në Pejë, gjatë një operacioni të realizuar më 14 shkurt, rreth orës 13:00, ka arritur që të identifikojë dy viktima të trafikimit dhe të arrestojë katër persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale Trafikim me njerëz, Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit, Keqpërdorimi seksual i personave nen moshën 16 vjeç.
Pas një pune operative hetimore rreth dyjavore në terren, hetuesit policorë ia dolën të lokalizojnë vendqëndrimin e viktimave të moshës 15, respektivisht 16 vjeç, të cilat ishin mbajtur nën kontroll të plotë nga personat e dyshuar, të cilët në bashkëveprim i kanë shfrytëzuar seksualisht viktimat.
Të dyshuarit fillimisht viktimat i kishin strehuar në një lokal hotelier, pastaj i kishin strehuar edhe në dy banesa private, kështu duke i ndërruar lokacionet kohë pas kohe.
Personat e dyshuar tashmë të arrestuar janë: Gj. LL. 1984, M. K. 1982, P. K. 1991, dhe L. I. 994, të gjithë meshkuj, shtetas të Kosovës dhe shqiptarë.
Lidhur me këtë rast është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe në prezencë të tij dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale viktimat janë intervistuar dhe janë dërguar në shtëpinë e sigurt.
Të dyshuarve me urdhër të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.








