• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kapen 242 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar

Publikuar: 15.02.2013 - 10:28

Gjirokastër, 15 shkurt - Policia  ka mundur të sekuestrojë 242 kg lëndë narkotike të llojit marihuanë pasditen e djeshme në afërsi të kufirit grek. Policia bën me dije se lënda narkotike u sekuestrua në një automjet në Delvinaq, midis Gjirokastrës dhe Janinës, raporton ‘Shekulli’.

Automjeti me lëndën narkotike drejtohej nga një shtetas grek 45-vjeçar. Policia bën me dije se lënda narkotike ishte fshehur në kabinën e pasagjerit dhe në bagazhin e automjetit, teksa ishte paketuar me thasë të zinj plasmasi.

Lënda narkotike ishte transportuar me krahë deri në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë e më pas i ishte dorëzuar shtetasit grek, ku destinacion kishte Athinën.

Policia ka vënë në pranga poseduesin e lëndës narkotike, ndërsa ka nisur hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë trafik.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 17°CShi i lehtė
Shkup 19°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell