• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Arrestohen 10 hajna të pasqyrave të automjeteve

Publikuar: 06.02.2013 - 18:32

Tiranë, 6 shkurt – Dhjetë persona me akuza të ndryshme penale janë arrestuar nga policia e Tiranës gjatë 24-orëve të fundit. Zëdhënësja e policisë, Alma Katragjini ka deklaruar se në saje të operacionit të koduar “Pasqyra 1” është bërë e mundur goditja e një grupi kriminal që merrej me vjedhjen e pasqyrave në zona të ndryshme të kryeqytetit. Sipas saj, Andi Cen Islamaj, 24 vjeç, Rigels Ruzhdi Kepi, 23 vjeç, dhe Erald Agim Ponari, 23 vjeç, janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vjedhur pasqyrat e disa automjeteve, kryesisht të tipave Mercedes.

Katragjini bëri të ditur se pas hetimit dhe verifikimeve të mëtejshme në ngarkim të tyre, rezulton se këta persona janë autorë edhe të shumë vjedhjeve të pasqyrave të automjeteve në zona të ndryshme në Tiranë, duke dokumentuar tërësisht implikimin e tyre në 30 vjedhje të pasqyrave të automjeteve. Zëdhënësja e policisë së Tiranës bëri të ditur gjithashtu se gjatë 24-orëve të fundit është realizuar me sukses edhe operacioni i koduar “motorët kinezë”, ku si rezultat është vënë në pranga 37-vjeçari Mujo Kamer Perzhita, i cili akuzohet për vjedhjen e disa motorëve në Tiranë.  Ajo  gjithashtu informoi edhe për disa arrestime të tjera të kryera nga Policia e Tiranës.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell