• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Arrestohen katër të dyshuar për krim të organizuar

Publikuar: 06.02.2013 - 17:42

Prishtinë, 6 shkurt - Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve disa mujore, ka realizuar operacionin policor të koduar “Rrjeta” me ç’rast ka bërë arrestimin e katër personave të dyshuar se kanë kryer veprat penale: krim i organizuar - kontrabandim me migrantë dhe falsifikim i dokumenteve.

Bazuar në hetimet policore, të arrestuarit merreshin me  veprimtari kriminale si grup i organizuar dhe strukturuar mirë duke bërë falsifikim të dokumenteve të udhëtimit me qëllim kontrabandimin e njerëzve në vendet evropiane.

Kështu më 05 dhe  06.02.2013 hetuesit policorë pas informatave të grumbulluara rreth këtij grupi kanë arrestuar katër të dyshuar: S.   M. (1982),   D.  S. (1992),  H.  M. (1968) dhe A.  K. (1982). Të gjithë këta janë shqiptarë të Kosovës.

Pas arrestimit të personave të dyshuar operacioni nuk ka mbaruar me kaq ku me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake  është bërë edhe kontrollimi i shtëpive të të dyshuarve dhe lokaleve përcjellëse me ç’ rast  janë konfiskuar pajisje dhe dokumente në cilësi të prova materiale:

• 2  pasaporta të falsifikuara ( 1 e Finlandës dhe 1 e Serbisë )

• 1 patentë shofer i Serbisë

• 4  vula me mbishkrime të shteteve të ndryshme (1 zvicerane, 3 gjermane )

• 3 vula me mbishkrime të Bankave (2 ProCredit Bank dhe 1 NLB )

• 26  kopje viza gjermane

• 21  kopje faqe (fletë ) pasaporte gjermane

• 2 kopje pasaportë me kontrata pune

• 10 ID - kartela identifikuese të falsifikuara ( 1 zvicerane dhe 2 italiane)

• 11 Certifikata të lindjes të personave të ndryshëm dhe fotokopje të dokumenteve për  persona të ndryshëm

• 8 USB

• 8  telefona celular

• 3 Lap Top

• 1 Printer me ngjyra   ( i cili dyshohet se është përdorur për falsifikim)

• 44  faqe hyrje dalje - Pasqyra bankare të bankave (Pro Credit, NLB, Raiffaisen dhe Banka Ekonomike)

• 1 kopje e valutës 100 euro - kolor

Ky grup në mënyrë shumë të organizuar dyshohet se kanë kryer veprat penale kontrabandim të migrantëve, falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit – krim i organizuar për persona të ndryshëm të cilët  organizonin kontrabandimin e personave për në shtetet evropiane. 

Për këto shërbime ky rrjet përfitonte shuma të mëdha të parave. 

Personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit policor për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell