Rrëzimi nga kati i dytë i sjell vdekjen

Artikujt tjerė
- Rrëzimi nga kati i dytë i sjell vdekjen
- Motrat Bojkaj e humbin jetën në aksident trafiku në SHBA
- Pejë: Dy persona në paraburgim për shitje ilegale të armëve
- Digjet roja i parkingut
- Zvicerani mburret që vrau shqiptarin
- Plagosen dy shqiptarë nga një sulm i armatosur
- Zbulohet në Tiranë punishtja e falsifikimit të kartmonedhave
- Gjilan: Arrest shtëpiak për 5 të dyshuarit për dhunim
- Shkodër: Treni përplas makinën, 1 i vdekur dy të lënduar
- Nazmi Mustafi rrahet në burg dhe përfundon në spital
Ferizaj, 6 shkurt- Mbrëmë në orët e para të mbrëmjes në një objekt ndërtimor, i cili po ngrihet përgjatë magjistrales në afërsi të Ferizajt, ka gjetur vdekjen punëtori M.B. (50). Derisa ishte duke punuar në objekt ai ka rënë nga kati i dytë dhe ka marr lëndime të rënda trupore.
Sipas zëdhënësit rajonal të PK-së Agim Gashi,në vendngjarje menjëherë kanë dalë patrulla policore duke siguruar vendin e ngjarjes.
Viktima është dërguar në QKUK ,në Prishtinë, për mjekim të mëtutjeshëm, ndërsa rreth orës 22:30 Emergjenca e Spitalit të Prishtinës ka njoftuar se viktima nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë, ka pohuar Gashi.
Në vendngjarje po ashtu ka dal edhe Njësiti i Hetimeve Rajonale- Ferizaj i cili nga Prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është autorizuar të merret me rast ndërsa trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore në Prishtinë për autopsi. (Foto nga arkivi)







