• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Brenda 24 orëve plaçkiten tri kisha serbe në Anamoravë

Publikuar: 03.02.2013 - 13:31

Gjilan, 3 shkurt - Elmina Mahmuti, komandante rajonale e policisë në Gjilan, tha për rajonipress se brenda 24 orëve janë plaçkitur tri kisha serbe në Anamoravë. Hajnat kanë hyrë dhunshëm dhe më pas kanë plaçkitur kishat serbe në Budrikë, Kllokot dhe Binqë tha Mahmuti.

Të shtunën rreth orës 18.00 persona ende të panjohur për policinë e kanë thyer dhunshëm e më pas edhe e kanë plaçkitur kishën ortodokse serbe në Budrik të Gjilanit njoftoj policia.

Mahmuti tha se hajnat me të hyrë dhunshëm në kishë kanë marrë të hollat që janë gjendur aty, derisa nuk ka njoftime për dëme të tjera.

Pritet të intervistohet prifti i kishës për të parë saktësisht se sa mjete ka pasur brenda në kishë.

Por hajnat nuk kanë ndaluar me kaq. Sipas Mahmutit, brenda 24 orëve në intervale të ndryshme kohore në rajonin e Anamoravës janë plaçkitur kishat serbe në Kllokot, Binqë dhe Budrikë. Kisha në Binqë të Vitisë është plaçkitur të premten, kurse ajo në Kllokot të shtunën.

Policia po heton të tre rastet. Momentalisht kemi vetëm një dëshmitarë serb derisa hetimet po kryhen në mënyrë intensive, tha Mahmuti.

Komente (7)

Prizrenasi05.02.2013/11:08

Sume interesant . Po kishat si dhe xhamite qe po vidhen viteve te fundit ne Kosove nuk jan banka bre . Keto jane shtepi te zotit , apo sic po thojne keta me shkolle , objekte te kultit dhe si te tilla nuk duhet qe te preken e tu neneshtrohen pedhosjeve .Me thene te drejten mua nuk po me peleqjne keto dukuri shqetesuese qe po ngjajne ne vendin tone , andaj une distancohem dhe i denoi ato veprime destruktive te personave te pandergjegjeshm, kushdo qofshin ata.

besniki04.02.2013/22:08

O shqiptar ata tash bojn qmos qe ne bisedimet qe po mbahen ne BE, ata tash duhen me pas materjal para tyre edhe me vore e kisha me pas me qka me u mbrojt.Se shkijet fitoren e kthejn nhumbje e humbjen fitore si gjeth.Po pom duket e kan 1problem gjenetik po mbajshin mend vetem qka atyre ju pelqen.E te BE ato fore si hecin se ata Jon mat lodhun se na me shkijet e shokt e tyne.

plaku04.02.2013/13:10

mos tju besojm shkive se nga pervoja e dijm se edhe ata vet mujn me kan hajna me planifikim dhe te porositur prej serbis dhe planit daqiq..mos te quditmi prej planev tyre...

breee03.02.2013/14:13

OKBja e paska të diturë të hanenë pikenë e parë të renditë të dites,bobooo

Fatmiri03.02.2013/13:51

Plaqkitsat me siguri jane serbe.Keto krime i bejne seerbet e ja u mveshin Shqipetareve.
Pastaj nget hashimi e u fale me mija EURA kinse me ja u mbulue damin e rrejshem.
seerbska posla.

Katundari03.02.2013/13:46


Siq pat thene Rrahman Morina " ... ketu eshte ne pyetje nje dreq i madh ... !".

PO a 03.02.2013/13:38

koka ba nami, po vet i kan vjedh priftat. Po hajt se thaqi jav jep ato pare, nese ka pas diqka aty kan qen dinar te shkjaut. Paska mu ba kjameti tash, kuku sa te ... edhe keta hajna, a vidhen shtepit e Zotit serb, se vetem kishat jan te shejta, Qe ju paska dal pune edhe OKB,se tash e haj medet haj....

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell