• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

EULEX-i dënon me burg dy trafikantë të drogës

Publikuar: 31.01.2013 - 11:07

Prishtinë, 31 janar - Një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka shpallur fajtorë dy persona për veprat penale të blerjes, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.

Dy persona janë shpallur të pafajshëm, ndërsa akuzat ndaj personit të pestë janë hedhur poshtë.
Reshit Berisha dhe Fidan Tortoshi janë dënuar me nga një vit e gjashtë muaj burg dhe me gjobë, Ardian Corri dhe Florent Ademaj janë shpallur të pafajshëm, ndërkaq akuzat ndaj Lulzim Kasapit janë hedhur poshtë.

Të pandehurit ishin arrestuar gjatë dy operacioneve të policisë në mars dhe prill të vitit 2012, ndërsa ishin akuzuar për importimin dhe transportimin e rreth 5.5 kg marihuanë nga Shqipëria në Kosovë.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell