• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Arrestohen pesë falltarë

Publikuar: 31.01.2013 - 10:12

Malishevë, 31 janar - Hetues policorë nga Suhareka kanë arritur të identifikonin e më pas t'i ndalonin 4 gra dhe 1 burrë, shtetas të Shqipërisë, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të mashtrimit, ka njoftuar të mërkurën Zyra e informimit e Policisë së Kosovës nga rajoni i Prizrenit.

Të dyshuarit, sipas informacionit, më datën 27 janar, në orët e paradites, kanë shkuar në lagjen “Zekolli” në fshatin Bllacë dhe duke u paraqitur si parashikues të fatit (fallxhorë) nga një familje kanë arritur të merrnin me mashtrim stoli ari në vlerë afro 2 mijë e 500 euro.

Stolitë e grabitura me mashtrim në Bllacë të Suharekës, sipas njoftimit, policia ka arritur t’i gjejë dhe sekuestrojë në një shtëpi në rrugën “Faredin Hoti” në Prizren, e cila ishte marrë me qira nga të dyshuarit, të cilët, sipas policisë, po banonin aty ilegalisht për një kohë të gjatë.

Pas intervistave, prokurori i shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarve nën masën e arrestit policor për 48 orë. Informacioni i policisë ka bërë me dije se në rajonin e Prizrenit vitin e kaluar janë raportuar mashtrime të këtij lloji, të cilat kapin vlerën prej mbi 10 mijë eurosh. Policia ua ka tërhequr vërejtjen qytetarëve që të jenë të vëmendshëm dhe të mos bien viktimë e mashtruesve. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell