Vetëdigjet në Vlorë 37-vjeçari

Artikujt tjerė
- Dy vetëflijime të reja në Shqipëri
- Pengohet kontrabanda e veprave të artit
- Kapen edhe tre grabitës të rrezikshëm
- EULEX-i dënon me burg dy trafikantë të drogës
- Arrestohen pesë falltarë
- Hidhen dyshime se Hamdi Sopa u vra me thikë
- Vetëdigjet në Vlorë 37-vjeçari
- Për një vrasje dhe për një plagosje - 18 vjet burg
- Kapen dy kosovarë për hajni xhepash
- Në arrest banda e heroinës me shqiptarë dhe irakianë
Vlorë, 31 janar - Një 37-vjeçar nga Vlora ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra nga vetëdjegia me benzinë. Sipas burimeve policore, Fatmir Hysi, 37 vjeç, banor i lagjes 24 Maji është vetëdjegur me benzinë në prani të familjarëve të tij.
I riu vuante prej kohësh nga depresioni dhe kjo kishte qenë hera e katërt që tentonte ti jepte fund jetës. Familjarët e tij janë përpjekur t'i japin ndihmën e parë dhe e kanë dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Vlorës.
Mjekët kanë konstatuar se 37-vjeçari ka pasur dëmtime të rënda të organeve të brendshme dhe djegie gati në të gjithë trupin. Me gjithë përpjekjet e bluzave të bardha Hysi nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë pak orë pas mbërritjes në spital.





