Në arrest banda e heroinës me shqiptarë dhe irakianë

Artikujt tjerė
- Në arrest banda e heroinës me shqiptarë dhe irakianë
- Ekzekuton djalin dhe nusen e tij
- Arrestohen katër shqiptarë me 15 kg heroinë
- Sopa dyshohet të jetë therur me thikë
- Arrestohet në Francë familja shqiptare me 11 kg heroinë (video)
- Vriten dy shtetas të Kosovës në Gjermani
- Vdekje e dyshimtë e Hamdi Sopës, zyrtar në Kryeministri
- Ekstradohet drejt Milanos 51- vjeçari shqiptar
- Tentim vrasje me thikë në Ferizaj
- Femra theri një mashkull në sheshin Nëna Terezë, arrestohet
Rothrist, 30 janar - Policia e Aargaut ka arrestuar në Rothrist (Zvicër) dy shqiptarë dhe tre irakianë, të dyshuar për tregti me drogë. Me këtë rast në një shtëpi është gjetur një sasi e madhe e heroinës.
Policët civilë kishin përgjuar pjesëtarët e kësaj bande rreth stacionit hekurudhor në Rothrist. Njëri nga dilerët madje i kishte ofruar heroinë policit.
Me këtë rast policia kishte arrestuar një shqiptar 23 vjeçar, i cili po qëndronte në Zvicër pa leje të rregullt të qëndrimit. Pas hetimeve të bëra në vazhdim, policia kantonale ka gjetur në afërsi shtëpinë ku banonte i arrestuari.
Policët kanë gjetur në atë shtëpi një shqiptar tjetër 27 vjeçar dhe tre irakianë. Me këtë rast në një kthinë, me anë të një qeni të stërvitur policor, është gjetur një sasi e madhe e papërcaktuar e heroinës. Policia ka arrestuar të gjithë personat e implikuar, në këtë tregti, irakianë dhe shqiptarë.






