Arrestohen katër shqiptarë me 15 kg heroinë

Artikujt tjerė
- Arrestohen katër shqiptarë me 15 kg heroinë
- Sopa dyshohet të jetë therur me thikë
- Arrestohet në Francë familja shqiptare me 11 kg heroinë (video)
- Vriten dy shtetas të Kosovës në Gjermani
- Vdekje e dyshimtë e Hamdi Sopës, zyrtar në Kryeministri
- Ekstradohet drejt Milanos 51- vjeçari shqiptar
- Tentim vrasje me thikë në Ferizaj
- Femra theri një mashkull në sheshin Nëna Terezë, arrestohet
- Morini,"laku" i shtetasve nga Kosova
- Jemen: Arrestohen tre shqiptarë, akuzohen për trafik armësh
Brindisi, 30 janar - Policia italiane ka sekuestruar sot në portin e Brindisit 15 kilogramë heroinë, ndërsa ka vënë në pranga pesë persona, mes tyre edhe katër shtetas shqiptarë.
Lajmi që e transmeton BW, u bë i ditur nga mediet italiane, sipas të cilave sqarohet se personi i pestë i arrestuar është një italian i identifikuar si Teodoro Di Lauro, i njohur si person me precedent penalë.
Mësohet se lënda narkotike ka mbërritur në portin e Brindisit me një peshkarexhë shqiptare.
Policia e Brindisit ka deklaruar se kjo është sasia më e madhe e heroinës e konfiskuar në këtë zonë gjatë viteve të fundit.
Emrat e shqiptarëve të arrestuar nuk janë bërë ende të ditur, ndërkohë që forcat e policisë thanë se bashkë me heroinën kanë sekuestruar edhe një pistoletë, që mbahej nga këta persona ilegalisht.








