Vdekje e dyshimtë e Hamdi Sopës, zyrtar në Kryeministri

Artikujt tjerė
- Me bombë kërcënon mysafirët e një restoranti në Istog
- Vetura e kreut të Klinës shkeli një qytetar
- Sërish kapet drogë në Tabanoc
- Në rajonin e Pejës kapen mbi 100 kg drogë
- Nata 2 çon në pranga 6 elbasanas
- Aksident në Itali, vdes 25-vjeçarja italiane dhe një shqiptar
- Kapet vjedhësi i objekteve të kultit në Shqipëri
- Prokurori i EULEX-it ka lëshuar fletarrestim për një të dyshuar në rastin Jevtiq
- Armë e fishekë, në dyqane ushqimore
- Dy vetëflijime të reja në Shqipëri
Prishtinë, 29 janar (E plotësuar)Hamdi Sopa, zyrtar për informim në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ka vdekur të martën pasdite, në rrethana të dyshimta në lagjen Aktash të kryeqytetit.Policia e Kosovës bëri të ditur se Hamdi Sopa, 59-vjeçar, ka gjetur vdekjen, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i nëntë i një ndërtese, në rrugën Agim Ramadani", në lagjen Aktash, në Prishtinë.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen, ndërsa policia është duke e trajtuar këtë rast si vdekje e dyshimtë.
Ekipet përkatëse janë duke e trajtuar këtë si në rrethana të pasqaruara. Ka mundësi që personi të jetë rrëzuar nga katet e epërme të një ndërtese aty. Ka mundësi që ta ketë shtyrë dikush, ose ka mundësi që të jetë vetëvrasje, ka thënë për Telegrafin, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës.
Zyra e Kryeministrit e konfirmon se personi i vdekur është Hamdi Sopa, duke u bazuar në deklaratën e policisë.
Jemi të tmerruar nga ky lajm, tha Arianit Bytyqi, shef i Zyrës për Informim të Kryeministrisë, për Gazetën Jeta në Kosovë.
Ai dje ka qenë në zyrë dhe gjendja e tij emocionale ka qenë e mirë, u shpreh Bytyçi.


ensar29.01.2013/20:22
Kush tjeter pos e madhja PDK qe i bon keto pune









shyqa29.01.2013/23:15
cka ska mundesi... lumet na per policine tone qe skene ne gjendje bash kurregjo me bo. kur to puna per hajna tkerreve, thojne jaaaa, smerremi ne me sende te imeta, kur ndodhin kesi vdekje super te dyshimta thojne, jAaa u kry prej profesionaleve, skem na cka bojme.... ptu zoti ju marrofte!