• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Zbulohet një grua e mbyllur në dhomën e një restoranti në Gjinoc

Publikuar: 18.01.2013 - 14:34

Suharekë, 18 janar – Policia e Suharekës ka pranuar një informatë anonime, përmes të cilës bëhej me dije se në një dhomë të restorantit “Leo”, që ndodhet pranë magjistrales, afër fshatit Gjinoc, po mbahej i mbyllur një person, ka njoftuar të premten Zyra Rajonale e Informimit e Policisë së Kosovës, nga Prizreni. Patrulla, e cila ka qenë më afër

vendit të ngjarjes, pasi e ka vëzhguar restorantin, ka dëgjuar një zë femre që bënte thirrje për ndihmë. “Pa humbur kohë patrulla ka shkuar tek dhoma, nga vinte thirrja, dha pasi dhoma ishte e kyçur me bravë, policët kanë tentuar të bisedojnë me personin e ngujuar, por pasi nuk kanë mundur të marrin përgjigje, kanë thyer derën e dhomës dhe në një

shtrat e kanë gjetur një femër me lëndime trupore dhe pa vetëdije”, ka njoftuar policia. Viktima e këtij rasti, sipas njoftimit, nga ekipi i emergjencës është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor.

Pas hetimeve fillestare policia ka identifikuar një të dyshuar i cili ndodhet në arrati.

Komente (3)

Sherlock Holmes20.01.2013/10:52

Pa vetedije dhe kerkonte ndihme!

VIRUSI19.01.2013/09:23

Kjo dukuri eshte bere ne Kosove si virusi i gript te derrave po duhet keta derra te vakcionohen me vakcine te forte qe te sherohen e mos me lan mu perhap ma shume.

plaku18.01.2013/15:04

denoni ne maksimum dhe seperseriten rastet,nqoftse ka te njofshem shpeton leht....

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu