Një grua në Suharekë ka tentuar të vetëvritej me bombol gazi

Artikujt tjerė
- Një grua në Suharekë ka tentuar të vetëvritej me bombol gazi
- Sërish maska në aksin Burrel- Milot, plaçkiten udhëtarët
- Shqiptari vret ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj
- Shtetas kosovarë e serbë, së bashku në hajni
- I ulet dënimi me burg Sejdi Zeqirit
- Kapet hajni që operonte nëpër vend parkingje në Pejë
- Vdiq duke pastruar tualetin me detergjente
- Vidhet argjendaria në Tiranë
- Supremja refuzon ankesat për bombën në bulevardin Bill Klinton
- Acid në fytyrë gjyqtares në Vlorë
Suharekë, 18 janar Një grua ka tentuar të vetëvritej të enjten, duke e aktivizuar një bombol gazi në banesën e saj në qytetin e Suharekës. Ngjarja sipas burimeve të informimit ka ndodhur në rrugën Brigada 123, në afërsi të Urës kryesore të qytetit. Ndonëse disa qytetarë që kishin vërejtur tym në banesën e viktimës kishin tentuar të hynin për të shpëtuar, gruaja me inicialet Sh.B. e kishte mbyllur derën me qëllim që ti jepte fund jetës së saj. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësite të policisë dhe të zjarrfikësve, të cilat pasi kanë bërë evakuimin e banorëve e kanë hapur derën me dhunë në tentim të shpëtimit të jetës së gruas fatkeqe, gjë të cilën kanë arritur ta bënin. Pasi kishte shpërthyer bombola e gazit njëri nga policët është futur brenda dhomës dhe e ka nxjerrë gruan. Ai, sipas njoftimeve, ka kontrolluar në banesë nëse ka ndonjë njeri tjetër. Merret vesh se kjo grua pas nxjerrjes nga banesa është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë. Ganimete Kabashi, shefe e Emergjencës në QKMF ka njoftuar se viktima megjithatë nuk ka pësuar ndonjë plagë trupore dhe se problemi vetëm i saj ka qenë thithja e tymit që ka ndodhur pas shpërthimit të bombolës. Motivet e tentimit të vetëvrasjes, sipas burimeve, kanë qenë problemet e viktimës me bashkëshortin, i cili gjendet jashtë Kosovës. Me gjithë tentimet, të enjten, nuk arritëm të siguronim informacion zyrtar rreth këtij rasti nga Policia e Kosovës, në Suharekë apo në Prizren.








