Shqiptari vret ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj

Artikujt tjerė
- Paraburgoset një serb i Poneshit për vrasjen e shqiptari
- Dy shqiptarë dhe tetë italianë arrestohen për drogë
- Dyshohet se një serb ka vrarë një shqiptar në Ponesh
- Zbulohet një grua e mbyllur në dhomën e një restoranti në Gjinoc
- Kanoset ekipi i KEK-ut, pengohet edhe policia
- Në Gjilan vjet u evidentuan 958 raste penale kundër pasurisë
- Vrasje në fshatin Ranoc të Klinës
- Arrestohen katër persona për keqpërdorim seksual me të mitur
- Demolohen dhe plaçkiten dhjetëra shtëpi të mërgimtarëve
- Një grua në Suharekë ka tentuar të vetëvritej me bombol gazi
Akuila, 17 janar - Një 48-vjeçar shqiptar ka qëlluar për vdekje dy persona, duke shkaktuar terror në një qendër tregtare në Akuila të Italisë.
Siç raportojnë mediumet italiane, Burhan Kapllani, 48 vjeç, dyshohet se ka qëlluar ish-gruan e tij të parë, Hyrjeta Boshti, 36 vjeçe, dhe më pas partnerin e saj të ri, Shpëtim Hana.
Më pas ai është dorëzuar vullnetarisht në polici.
Gruaja është qëlluar brenda veturës së saj Opel, në parkingun e qendrës tregtare, ndërsa partneri i saj u godit nga mbrapa, në dalje të qendrës tregtare, në përpjekje për ti shpëtuar agresionit, transmeton Panorama.
Të dy viktimat janë me kombësi shqiptare. Qendra Tregtare është mbyllur menjëherë, ndërsa personat që kanë qenë të pranishëm janë marrë në pyetje.
Tensionet janë rritur, raportojnë mediat italiane, jashtë qendrës tregtare ku u mblodh një numër i vogël njerëzish, përfshirë edhe të afërm të viktimës. Vëllezërit e gruas, duke qarë, kanë kërcënuar me hakmarrje familjen e vrasësit në Shqipëri.
Burhan Kapllani banonte prej disa vitesh në Itali dhe në bazë të informacioneve të para ai është pronari i një kompanie prodhuese mermeri në Akuila.


plaku18.01.2013/15:09
gabim trashanik,pse po e vret,krijo nje jet te re dhe jeto si njeri....mjer evropa qe po i ushqen kta njerzi...denone sa ma shum ...

Meha Ludwigshafen18.01.2013/14:56
Shqiptari i mbrapambetur i ben keto pun,edhe per fat te keq shumica jemi keshtu besoj se edhe 200 vjet na duhen te behemi njerz normal si popujt e tjer,ose nje diktatur si e XHaxhit Enver.

Enuar17.01.2013/20:51
Shqiptai vret Shqiptaren dhe Shqiptarin do te ishte Titull me i pelqyar. Milet i prisht.








miloti19.01.2013/09:32
E tradhtia duhet te paguhet me plum ne ball. Na jena shiptar nuk jena anglez!