Vdiq duke pastruar tualetin me detergjente

Artikujt tjerė
- Hajnat çmendin Hajvalinë
- Një muaj paraburgim për Momçillo Stojiqin
- Shpëlarje parash në ndërtimtari e lojëra fati
- Vrasje me armë zjarri në Shkodër
- Gjirokastër: Sekuestrohen 50 kg hashash, transportohej me mushkë
- Këngëtarja Liljana Kondakçi lirohet nga burgu
- Në pranga 4 persona, vodhën 30 lopë
- Transportonin 141 kg kanabis, tre në pranga
- Vrasja që tronditi muhaxhirët e Poneshit
- Paraburgoset një serb i Poneshit për vrasjen e shqiptari
Klinë, 17 janar - L.M., 1985 nga fshati Rigjevë i komunës së Klinës, ka vdekur derisa ishte duke pastruar tualetin me kemiklje përkatëse për pastrim. Zëdhënësi i PK-së, Xhevat Ibraj njoftoi se të mërkurën paradite Stacioni Policor në Klinë është njoftuar se në QKMF-në e Klinës ishte paraqitur një rast i vdekjes, për të cilën dyshohej se kishte përdorur detergjente për pastrimin e banjave. Sipas familjareve, viktima gjatë pastrimit të banjës e kishte mbyllur derën e banjës dhe dritaren. Familjarët kishin hyrë me forcë në banjë, ndërsa viktimën e kishin gjetur të alivanosur por me shenja jete. Ajo është dërguar në QKMF dhe pas kontrollit të mjekëve në emergjencë, nga mjeku është konstatuar se viktima është pa shenja jete, njofton Koha Ditore.
Zëdhënësi Ibraj tha se njësitet përkatëse të hetimeve në nivel lokal dhe rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe lidhur me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i çështjes, i cili ka bërë shikimin e vendit.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Oficerët hetues kanë ndërmarrë edhe veprime tjera operativehetimore, duke intervistuar disa persona dhe familjarë të viktimës.


nje nene18.01.2013/10:43
ngushllime

Artan Krasniqi17.01.2013/23:17
ngullshime...!






Albi18.01.2013/10:44
Me vjen keqngushellime