Supremja refuzon ankesat për bombën në bulevardin Bill Klinton

Artikujt tjerė
- Supremja refuzon ankesat për bombën në bulevardin Bill Klinton
- Acid në fytyrë gjyqtares në Vlorë
- I kërkuan pronarit të ëmbëltores 20 mijë euro, arrestohen
- Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Ujmirë
- Mustafit dhe vëllezërve Zherka nuk u hiqet paraburgimi
- Lushnje: Grabitet me armë një dyqan, plagoset rëndë pronari
- Në Viti, për një javë janë vjedhur mbi 20 shtëpi
- Dy të arrestuar për lëndim trupor në Prizren
- Vritet punëtori i shkollës së Ujmirit
- Kapen grabitësit e pasagjerëve të autobusit Sarandë- Tiranë
Prishtinë, 16 janar - Një Trup gjykues i Gjykatës supreme, i përbërë prej tre gjykatësve të EULEX-it dhe dy gjykatësve të Kosovës, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it, ka refuzuar ankesat e paraqitura nga Besnik Hasani dhe Shpend Qerimi për rastin e ashtuquajtur shpërthimi i bombës në Bulevardin Bill Klinton. Kjo është hera e dytë që Gjykata Supreme në cilësinë e instancës së shkallës së tretë refuzon ankesat e paraqitura nga këta të pandehur.
Trupi gjykues i ka refuzuar si të pabaza ankesat e paraqitura nga Besnik Hasani dhe Shpend Qerimi dhe ka mbështetur vendimin e mëparshëm të Gjykatës Supreme, e cila asokohe kishte vepruar si instancë e shkallës së dytë. Në atë kohë, trupi gjykues i Gjykatës Supreme e kishte ndryshuar vendimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë për dënimin e të pandehurve për vepra penale të vrasjes së rëndë në bashkëpjesëmarrje dhe shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore në bashkëpjesëmarrje.
Rasti ka të bëjë me shpërthimin që kishte ngjarë në katin përdhes të ndërtesës që ndodhet në Bulevardin Bill Klinton, Lagja e Dardanisë, në Prishtinë, më 24 shtator 2009. Nga pasojat e këtij shpërthimi kishin humbur jetën dy persona dhe disa të tjerë ishin lënduar.








