Acid në fytyrë gjyqtares në Vlorë

Artikujt tjerė
- Acid në fytyrë gjyqtares në Vlorë
- I kërkuan pronarit të ëmbëltores 20 mijë euro, arrestohen
- Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Ujmirë
- Mustafit dhe vëllezërve Zherka nuk u hiqet paraburgimi
- Lushnje: Grabitet me armë një dyqan, plagoset rëndë pronari
- Në Viti, për një javë janë vjedhur mbi 20 shtëpi
- Dy të arrestuar për lëndim trupor në Prizren
- Vritet punëtori i shkollës së Ujmirit
- Kapen grabitësit e pasagjerëve të autobusit Sarandë- Tiranë
- Një i vdekur në rrugën Prishtinë Podujevë
Vlorë, 16 janar - Gjyqtarja e çështjeve Penale në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, Mirela Mishgjoni është sulmuar nga një person i paidentifikuar ende i cili i ka hedhur acid në fytyrë.
Ngjarja ndodhi në orën 9.00 të paradites, ndërsa 40-vjeçarja po dilte nga banesa e saj për të shkuar në punë.
Pas ngjarjes ne shenje proteste gjyqtarët e Vlorës pezulluan te gjitha proceset ndërkohë që Këshilli i Lartë i Drejtësisë me anë të një deklaratë shpreh solidaritetin ndaj gjyqtares dhe familjarëve të saj dhe dënon me forcë aktin.
Gjyqtarja Mishgjoni punonte në Gjykatën e Vlorës prej vitesh, me një shkëputje në vitin 2008, pasi KLD-ja mori masë ndaj saj me akuzën e abuzimit me detyrën. Pasi vendimi u rrëzua nga gjykatat Mishgjoni i është rikthyer detyrës.









