Mustafit dhe vëllezërve Zherka nuk u hiqet paraburgimi

Artikujt tjerė
- Mustafit dhe vëllezërve Zherka nuk u hiqet paraburgimi
- Lushnje: Grabitet me armë një dyqan, plagoset rëndë pronari
- Në Viti, për një javë janë vjedhur mbi 20 shtëpi
- Dy të arrestuar për lëndim trupor në Prizren
- Vritet punëtori i shkollës së Ujmirit
- Kapen grabitësit e pasagjerëve të autobusit Sarandë- Tiranë
- Një i vdekur në rrugën Prishtinë Podujevë
- Aksident i rëndë në Lybeniq, 2 të vdekur e 4 të lënduar
- Në Itali kapet drogë shqiptare
- Në këtë muaj janë arrestuar 10 persona për prostitucion
Pejë, 16 janar - Nazmi Mustafi, ish-shef i Task Forcës Antikorrupsion, i cili akuzohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe posedim pa leje të armës, do të qëndrojnë edhe më tej në paraburgim. E njëjta masë u është vazhduar edhe dy vëllezërve, Reshat e Xhelal Zherka, të akuzuar nga Prokuroria e EULEX-it se janë të përfshirë si bashkëpunëtorë në rastin e veprës penale ndaj Mustafit, gjatë kohës sa ky i fundit ka qenë prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Kështu ka vendosur trupi gjykues i përbërë nga gjyqtar të EULEX-it dhe vendor, nën udhëheqjen e Malcolm Simmonsit.
Kërkesa e parashtruar nga avokatët mbrojtës, Bajram Tmava, Zeqir Bërdyna dhe Kastriot Spahija, për heqjen e masës së paraburgimit është refuzuar nga ky trup gjykues, ku me shkresë të veçantë pritet të sqarojë arsyet e refuzimit. Ndërkohë, të martën, në Gjykatën Themelore në Pejë ka vazhduar seanca e radhës e shqyrtimit kryesor, ku është dëgjuar dëshmitarja e katërt në këtë proces, Selvete Krasniqi, e cila kishte qenë asistente e Nazmi Mustafit. Krasniqi ishte asistente gjatë kohës kur ishte ngritur akuza ndaj ish-guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, e i përfshirë në këto akuza kishte qenë edhe Pashk Mirashi si likuidator i Bankës Kreditore, dëshmitar bashkëpunues i prokurorisë, dëshmia e të cilit nëse vërtetohet mund ta çojë deri në 8 vite burg, ish shefin e Task Forcës Antikorrupsion.
Selvete Krasniqi ka rrëfyer për kohën kur kishte punuar për një kohë si asistente e Mustafit, kur ai kishte udhëhequr rastin e Hashim Rexhepit. Në këtë rast ishin të përfshirë Pashk Mirashi dhe vëllezërit Zherka të dyshuar si kërkues të 50 mijë eurove, kinse në emër të Mustafit, për ta ndërprerë lëndën kundër tij. Por Krasniqit nuk i kujtohet kush ka qenë Pashk Mirashi. Me të thotë se vetëm ka biseduar si me çdo palë tjetër që ftohet për seancë, e jo siç pretendon Prokuroria në takime joformale.
Kam qenë e caktuar të asistoj në rastin e Hashim Rexhepit, si asistente e prokurorit Nazmi Mustafi. Pashk Mirashin e kam thirrë njëherë në telefon me kërkesën e prokurorit Mustafi, që ai të paraqitet te hetuesi i policisë, Zijadin Isaku, ka thënë Krasniqi.
Nëpërmjet pyetjeve të prokurorit të EULEX-it, Cezary Michalczuk, ajo ka treguar për, siç kishte dëgjuar, raportet miqësore që vëllezërit Zherka kishin pasur me prokurorin Nazmi Mustafi dhe një vizitë dhe takim që Reshat Zherka kishte pasur në zyrën e Mustafit, në Prokurorinë speciale. Krejt këto i bëjnë të besueshme deklaratat e dhëna nga Pashk Mirashi para gjykatës, provë kjo që vetë prokurori e konsideron më të fuqishme në këtë rast, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore .






