• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Lushnje: Grabitet me armë një dyqan, plagoset rëndë pronari

Publikuar: 15.01.2013 - 22:37

Lushnje, 15 janar -  Dy persona të maskuar dhe të armatosur grabitën mbrëmjen e stome një dyqan materialesh ndërtimi në Lushnje. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në një dyqan në afërsi të stacionit të trenit në Lushnjë.

Mësohet se në momentin e ngjarjes, në dyqan ndodheshin dy vëllezërit Fatos dhe Jemin Sadiku, të cilët kanë bërë rezistencë kur grabitësit u kanë kërkuar paratë nën kërcënimin e armës. Për pasojë 45-vjeçari Jemin Sadiku u plagos rëndë. Pas kësaj autorët u larguan me shpejtësi në drejtim të paditur. Nuk dihet ende shuma e parave apo sasia e mallrave të grabitura, transmeton BW.

I plagosuri Jemin Sadiku u dërgua me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e grabitësve.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell