Vritet punëtori i shkollës së Ujmirit

Artikujt tjerė
- Humb jetën nga rënia e strehës së QT Jeta
- Sekuestrohen euro false në Tiranë, një i arrestuar
- Në dy operacione policore, tre të arrestuar për drogë
- Për grupin e Llabjanit 5 vjet e 9 muaj burg
- Arben Frroku pranon konfliktin me kryekomisarin, mohon vrasjen
- Skaneri në Han të Elezit zbuloi në një maune tre palestinezë
- Drejtori hajn i ndërmarrjes së çelikut, kapet në Morinë
- Vritet ish-futbollisti i Hajvalisë
- Kapet në Durrës 40-vjeçari me 10 kg drogë
- Tiranë: Vrasje me thikë në Kamëz
Klinë, 15 Janar - Rexhe Raci, 46 vjeçar nga fshati Ujmirë i Klinës, punëtor ndihmës në shkollën e fshatit, është vrare nga persona të panjohur me armë zjarri. Ai është gjetur pa shenja jete në afërsi të shkollës së Ujmirit. Policia ka konfirmuar rastin e vrasjes së këtij personi, raporton korrespondenti i K.D nga Klina. Në komunikatën zyrtare të policisë ndër të tjera thuhet se policia ka marrë informatën rreth orës 03:57 min të mëngjesit të së martës se në ketë fshat gjendet një person i shtrirë për tokë. Efektivet policorë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar rastin se personi ishte pa shenja jete. Policia ka ftuar edhe mjekun kujdestar, i cili në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e shtetasit të Kosovës Rexhë R., i moshës rreth vjeç 46, nga fshati Ujmirë, i cili dukej se ishte i qëlluar me armë zjarri në pjesën e epërme të trupit.
Njësitet përkatëse të hetimeve në nivel lokal dhe rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe lidhur me rast është njoftuar edhe Prokurori i çështjes me mbikëqyrjen e të cilit është bërë edhe këqyrja e vendit të ngjarjes. Po ashtu hetuesit kanë ndërmarrë edhe veprime tjera operativo hetimore, dhe në ketë rast kanë intervistuar disa persona dhe familjarë të viktimës, njëherësh janë në vazhdim të hetimit për të identifikuar dhe kapur kryesin e mundshëm të vrasjes.
Oficerët hetues të këtij rasti intensivisht janë duke mbledhur prova dhe dëshmi për të ndriçuar të gjitha rrethanat lidhur me ketë vrasje.
I ndjeri, ka qenë baba i tre vajza. Banorët e këtij fshati thonë të mos kanë qenë në dijeni se ai ka pasur probleme me dikë.
Në shenje nderimi, shkolla ku ka punuar i ndjeri, në Ujmirë, nuk ka punuar të martën.


agron bossi berisha16.01.2013/10:53
Ngushllime familjes Raci.

shtarica15.01.2013/21:21
ngushllime familjes ishalla per ne gjenet se u kan shum njerii urt

bashkvendasi15.01.2013/13:46
ngushllime familjes, inshallah per xhenet, ka qene njeri shume i urte, ndjej dhimbje, ngushllime









Luli28.02.2013/20:04
Ai njeri qe ka bere kete ... sje ate e denon Zoti,se i ndjeri ka qene gjith nje njeri pse se cilit kurr nuk ka ni neri nje fjal te keqe apo diqka te keqe.
Per te ndjerin nuk mund te thot askush nje fjal sepse ishe shummmmm njeri i mir .
Zoti e denoft ate njeri kurr drit mos paft Ngushllime.Dhimbjen e ndajm me ju