Kapen grabitësit e pasagjerëve të autobusit Sarandë- Tiranë

Artikujt tjerė
- Supremja refuzon ankesat për bombën në bulevardin Bill Klinton
- Acid në fytyrë gjyqtares në Vlorë
- I kërkuan pronarit të ëmbëltores 20 mijë euro, arrestohen
- Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Ujmirë
- Mustafit dhe vëllezërve Zherka nuk u hiqet paraburgimi
- Lushnje: Grabitet me armë një dyqan, plagoset rëndë pronari
- Në Viti, për një javë janë vjedhur mbi 20 shtëpi
- Dy të arrestuar për lëndim trupor në Prizren
- Vritet punëtori i shkollës së Ujmirit
- Kapen grabitësit e pasagjerëve të autobusit Sarandë- Tiranë
Gjirokastër, 15 janar - Policia e Gjirokastrës ka zbardhur ngjarjen e djeshme të grabitjes me armë të autobusit të linjës së pasagjerëve Sarandë- Tiranë. Siç raporton AS, janë arrestuar si autorë të ngjarjes dy vëllezërit, Babush Ruçi 32 vjeç dhe Melsen Ruçi, 25 vjeç, nga fshati Mamaj i Tepelenës.
Një ditë më parë efektivët e policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër 21 shtetas kryesisht kontigjent i policisë ku janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Gjithashtu me leje të Prokurorisë janë kryer kontrolle në 14 banesa të dyshuara, ku në shtëpinë e vëllezërve Ruçi është gjetur arma kallashnikov, një sasi lënde narkotike dhe një sërë materialesh që dy vëllezërit kanë vjedhur në një magazinë, në një gomisteri dhe në një shtëpi në Tepelenë.
Autobusi i linjës Sarandë-Tiranë u grabit mesnatën e të dielës në afërsi të fshatit Majkosh, në Tepelenë. Vëllezërit Ruçi kanë gjuajtur tre herë në ajër dhe një herë mbi xhamin e autobusit, në krahun e shoferit. Pasi mjeti ka ndaluar ata i kanë kërkuar shoferit të mbledhë lekët e pasagjerëve dhe lekët e biletave të tij, duke arritur të grabitnin një shumë prej 30 mijë lekësh të reja. Më pas ata u larguan me shpejtësi.








